Mediat në Qipro shkruajnë se për vrasjen e biznesmenit qipriot, Fano Kalopsidiotis, vetëm një person mund ta zgjidhë enigmën.
Ai është një 48 vjeçar grek, i cili ka punuar si organizator eventesh nate në pabet më në zë të Athinës. Ai është arrestuar në vitin 2012 për trafik droge dhe besohet se ka lidhje me vrasjen e biznesmenit qipriot, i cili u qëllua nga dy shqiptarët, Aleks Burreli dhe Jani Vogli. Policia qipriote beson se 48 vjeçari ka patur konflikte me Kalopsidiotisin në vitin 2012, kur iu bë një atentat, në të cilin ai shpëto, por mbetën të vrarë 5 truproja të tij. Hetuesit qipriotë i kanë bërë kërkesë Greqisë që të marrin në pyetje të burgosurin./ Panorama