Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e biznesmenit me snajper, Artan Hoxha jep detaje tronditëse

2020/01/09 at 7:15 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e biznesmenit me snajper, Artan Hoxha jep detaje tronditëse

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për vrasjen me snajper të biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen. I ftuar në Abc News ai tha se viktima ishte një emër i njohur dhe duket se për vrasjen e tij janë paguar shumë para.


“Vetëm snajperi bën mbi 20 mijë euro” ,tha Artan Hoxha. Sa i përket autorit që kreu vrasjen, gazetari tha se “ka vepruar me saktësi kirurgjikale”, duke shtuar se “goditje të tilla nuk i bëjnë dot as Forcat Speciale të Policisë së Shtetit”.

“Mënyra e realizimit të vrasjes më tremb, ngjarja ka ndodhur ditën në një qytet të vogël. Mënyra se si është realizuar tregon se nuk është vrasës i rëndomtë. Është saktësi kirurgjikale, ka pasur shumë njerëz, mund të shkaktonte dëme të tjera nëse autori do të kishte zgjedhur armën tradicionale në Shqipëri, kallashnikovin. Vetëm fakti që ky lloj vrasësi është i lirë përbën rrezik. Edhe Forcat Speciale po ta marrin për sipër atë lloj goditje nuk e dimë nëse do ta realizojnë me përpikmëri. Sot kemi një ekzekutor që hyn në skenën e krimit i cili mund të ketë përdorur disa veshje edhe pse këtë nuk e dimë me saktësi. Lënia e armës në vendin e ngjarjes ka ndodhur sepse arma e ekspozonte gjatë largimit. Kostoja e një krimi është mundësia që ke për ta realizuar një vrasje, të gjesh qitës të këtij niveli ka një kosto shumë të madhe. Nuk gjendet një snajper kaq lehtë. Viktima e Rrëshenit ruhej, lëvizjet e tij ishin të kufizuara që në momentin e ekzekutimit të vëllait të tij në Romë. Kjo ngjarje është pak a shumë si vrasjet në Tropojë por distanca është e largët. As në Belgjikë apo Romë nuk janë kapur autorët, instancat janë të paafta deri tani për të ndëshkuar autorët. Viktima që humbi jetën në Rreshen është njeri i njohur”

Për të zbardhur ngjarjen, janë sekuestruar disa kamera sigurie si dhe janë marrë në pyetje disa persona në cilësinë e dëshmitarit, por më pas janë lënë të lirë. Burime nga policia e Lezhës bëjnë me dije se autori ka qenë i maskuar si femër dhe në kokë mbante një paruke të cilën e ka hedhur në dalje të qytetit të Rrëshenit.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së martës, kur Kastriot Reçi u qëllua me një plumb pranë lokalit të tij në qendër të Rrëshenit. Ndërkohë, policia e Lezhës ka vendosur një shpërblim prej 2 milionë Lekësh për çdo informacion që do të çonte në kapjen ose identifikimin e autorëve.

Dy vite më parë, në Itali u ekzekutua edhe vëllai i viktimës, 47-vjeçari Gasper Reçi, i cili dyshohej se merrej me shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
Aktualitet

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

16 Qershor, 2026 5:42 pm
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Para
Ndiheni keq shpirtërisht? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë

Horoskopi i 2020-ës, cila do jetë dita juaj më e vështirë e vitit

Kurti-Mustafa, asnjë marrëveshje! Ku ndahen dy liderët

Qiramarrësi ktheu vetëm një çelës: Si u realizua vrasja e Kastriot Reçit

Cili anëtar i familjes mbretërore është më i preferuari në Angli?

Lanë familjen mbretërore, "ndëshkimi" i parë për princ Harryn dhe Meghan
















TE FUNDIT

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
16 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po hyjnë në fazën e dytë të...

Lexo më shumë

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
16 Qershor, 2026

Tensione jashtë fushës për Iranin në Botërorin 2026, pasi sulmuesi Mehdi Taremi ka denoncuar një situatë “shumë stresuese” të lidhur...

Lexo më shumë

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk e mendon ende dorëheqjen, pavarësisht protestave në vend kundër tij. Në një intervistë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}