Kronikë

Vrasja e Behar Sofisë, SPAK firmos urdhër-arrestin, dyshohet se është urdhëruesi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:30 - 08/04/22 |
Opi Nion

Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka firmosur një tjetër urdhër-arresti për një tjetër të dyshuar për vrasjen e Behar Sofisë.  Sipas news 24 bëhet fjalë për Jemin Sheraj, i cili dyshohet se është urdhëruesi i krimit të rëndë.

SPAK ka siguruar pamje filmike nga kamerat e sigurisë ku Sheraj shfaqet në një tavolinë me të arrestuarin tjetër në lidhje me këtë ngjarje Skënder Vathi.

Dhjetë minuta pas takimit, rreth orës 08:38, Jemin Sheraj duket se i jep diçka të arrestuarit Skënder Vathi, i prezantuar si “Dajo”, që sipas përshkrimit të hetuesve, në dukje është një letër.

“…Është bërë këqyrja e pjesshme e pamjeve filmike të DVR-së sekuestruar tek bar “Komiteti” i cili ndodhet në kryqëzimin rruga “Fatmir Haxhiu” me rrugën “Papa Gjon Pali II”. Kjo këqyrje është kryer me objekt konstatimin e lëvizjeve të personit të ndaluar Skënder Vathi për datën 25.02.2021. Gjatë këqyrjes është konstatuar se ky shtetas është shfaqur në këtë lokal rreth orës 08:26:48 sipas orës DVR-së e cila është një orë para orës lokale. Në orën 08:27:03 shtetasi i dyshuar ulet në tavolinë në prani të një shtetasi tjetër i njohur si Jemin Sheraj”, thuhet në dosje.

Sheraj më pas largohet nga lokali, ndërsa Skënderi vijon të qëndrojë në ambientet e brendshme edhe disa minuta më pas. Nga të dhënat e deritanishme, prokuroria posedon kamerat e sigurisë dhe dëshminë e bashkëpunëtorit, Ernejt Shytit.

Në kërkesën e paraqitur nga akuza theksohet ndër të tjera se: “…Në analizë të rezultateve hetimore duke marrë në konsideratë aktet e administruara deri më tani, provat shkencore deklarimet rezulton se në ngjarjen e datës 25.02.2021 ku ka mbetur i vrarë shtetasi Behar Sulo, deri më tani, kanë qenë protagonistë shtetasit e ndaluar me këto role konkrete: Ernejt Shyti në rolin e ekzekutorit, i cili ka kryer vrasjen”, thuhet më në dosje.

Për kryerjen e krimit ai është kontaktuar nga ana e Xhuljano Vishës i cili e ka shtyrë të bëjë këtë vrasje kundrejt shpërblimit, si dhe ka siguruar armën dhe mjetin biçikletë me të cilën ka lëvizur ekzekutori.

Organizator i vrasjes deri në këtë fazë të hetimit është shtetasi Skënder Vathi (daja), në bashkëpunim dhe i ndihmuar nga shtetasi Leonard Xhixha, të cilët kanë kontaktuar shtetasin Xhuljano Visha.

Pas