Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Behar Sofisë, SPAK firmos urdhër-arrestin, dyshohet se është urdhëruesi

2022/04/08 at 2:30 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Behar Sofisë, SPAK firmos urdhër-arrestin, dyshohet se është urdhëruesi

Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka firmosur një tjetër urdhër-arresti për një tjetër të dyshuar për vrasjen e Behar Sofisë.  Sipas news 24 bëhet fjalë për Jemin Sheraj, i cili dyshohet se është urdhëruesi i krimit të rëndë.


SPAK ka siguruar pamje filmike nga kamerat e sigurisë ku Sheraj shfaqet në një tavolinë me të arrestuarin tjetër në lidhje me këtë ngjarje Skënder Vathi.

Dhjetë minuta pas takimit, rreth orës 08:38, Jemin Sheraj duket se i jep diçka të arrestuarit Skënder Vathi, i prezantuar si “Dajo”, që sipas përshkrimit të hetuesve, në dukje është një letër.

“…Është bërë këqyrja e pjesshme e pamjeve filmike të DVR-së sekuestruar tek bar “Komiteti” i cili ndodhet në kryqëzimin rruga “Fatmir Haxhiu” me rrugën “Papa Gjon Pali II”. Kjo këqyrje është kryer me objekt konstatimin e lëvizjeve të personit të ndaluar Skënder Vathi për datën 25.02.2021. Gjatë këqyrjes është konstatuar se ky shtetas është shfaqur në këtë lokal rreth orës 08:26:48 sipas orës DVR-së e cila është një orë para orës lokale. Në orën 08:27:03 shtetasi i dyshuar ulet në tavolinë në prani të një shtetasi tjetër i njohur si Jemin Sheraj”, thuhet në dosje.

Sheraj më pas largohet nga lokali, ndërsa Skënderi vijon të qëndrojë në ambientet e brendshme edhe disa minuta më pas. Nga të dhënat e deritanishme, prokuroria posedon kamerat e sigurisë dhe dëshminë e bashkëpunëtorit, Ernejt Shytit.

Në kërkesën e paraqitur nga akuza theksohet ndër të tjera se: “…Në analizë të rezultateve hetimore duke marrë në konsideratë aktet e administruara deri më tani, provat shkencore deklarimet rezulton se në ngjarjen e datës 25.02.2021 ku ka mbetur i vrarë shtetasi Behar Sulo, deri më tani, kanë qenë protagonistë shtetasit e ndaluar me këto role konkrete: Ernejt Shyti në rolin e ekzekutorit, i cili ka kryer vrasjen”, thuhet më në dosje.

Për kryerjen e krimit ai është kontaktuar nga ana e Xhuljano Vishës i cili e ka shtyrë të bëjë këtë vrasje kundrejt shpërblimit, si dhe ka siguruar armën dhe mjetin biçikletë me të cilën ka lëvizur ekzekutori.

Organizator i vrasjes deri në këtë fazë të hetimit është shtetasi Skënder Vathi (daja), në bashkëpunim dhe i ndihmuar nga shtetasi Leonard Xhixha, të cilët kanë kontaktuar shtetasin Xhuljano Visha.



Ju sugjerojmë

“Nuk ka filluar të flasë laptopi”/ Berisha: Nesër, lajm të veçantë
Aktualitet

“Nuk ka filluar të flasë laptopi”/ Berisha: Nesër, lajm të veçantë

19 Qershor, 2025 1:57 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

Mungoi në publik për disa ditë/ Sali Berisha flet për gjendjen e tij shëndetësore..

19 Qershor, 2025 1:56 pm
“S’ka moshë mbrojtja e së vërtetës”/Berisha:30 vite në politikë, por ky është mision
Aktualitet

Rinumërimi i votave/Berisha: Procesi, jo kërkesë primare e PD! Mbështesim kandidatët

19 Qershor, 2025 1:44 pm
VIDEO: Pranë plazhit, merr flakë pylli i Sodës në Vlorë
Aktualitet

VIDEO: Pranë plazhit, merr flakë pylli i Sodës në Vlorë

19 Qershor, 2025 1:37 pm
“Asnjë përpjekje për denoncimin e farsës së 2021”/Berisha: Basha luftoi për karrigen
Aktualitet

“Parashikuar si ministër i..”/Berisha: Arkend Balla,përfaqësues i kartelit Troplini

19 Qershor, 2025 1:34 pm
Ministeriali i Taorminës/Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen
Aktualitet

Ministeriali i Taorminës/Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen

19 Qershor, 2025 1:23 pm
I del në krah Iranit? Rusia paralajmëron SHBA-të
Bota

I del në krah Iranit? Rusia paralajmëron SHBA-të

19 Qershor, 2025 1:16 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Nga dhuna te trafiku i drogës/ Nën hetim e disa të arrestuar orët e fundit në Tiranë

19 Qershor, 2025 1:07 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjirokastër, i mituri plagos me thikë 49-vjeçarin

19 Qershor, 2025 12:57 pm
Qeveria e SHBA verifikon studentët e huaj në rrjetet sociale
Bota

Qeveria e SHBA verifikon studentët e huaj në rrjetet sociale

19 Qershor, 2025 12:43 pm
Para
Gjendet kufoma e një gruaje në liqenin e Kastriotit në Dibër

Gjendet kufoma e një gruaje në liqenin e Kastriotit në Dibër

Pamje dramatike nga Ukraina, bombardimi i stacionit hekurudhor, 39 të vdekur

Sulmi në stacionin hekurudhor, Rusia: Provokim, s'korrespondon me realitetin

Opinion/ Edi Rama!

Opinion/ Edi Rama!
















TE FUNDIT

“Nuk ka filluar të flasë laptopi”/ Berisha: Nesër, lajm të veçantë

“Nuk ka filluar të flasë laptopi”/ Berisha: Nesër, lajm të veçantë
19 Qershor, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se do të publikojë një tjetër “lajmi të veçantë” ditën e nesërme. Gjatë...

Lexo më shumë

Mungoi në publik për disa ditë/ Sali Berisha flet për gjendjen e tij shëndetësore..

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
19 Qershor, 2025

Prej 4 ditësh kryedemokrati, Sali Berisha ka munguar në publik, madje ai nuk u paraqit në SPAK ditë më parë...

Lexo më shumë

Rinumërimi i votave/Berisha: Procesi, jo kërkesë primare e PD! Mbështesim kandidatët

“S’ka moshë mbrojtja e së vërtetës”/Berisha:30 vite në politikë, por ky është mision
19 Qershor, 2025

Kyedemokrati Sali Berisha në konferencën për mediat, foli sot lidhur me procesin e rinumërimit të votave nga zgjedhjet e 11...

Lexo më shumë

VIDEO: Pranë plazhit, merr flakë pylli i Sodës në Vlorë

VIDEO: Pranë plazhit, merr flakë pylli i Sodës në Vlorë
19 Qershor, 2025

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme zonën e pyllit të Sodës, në afërsi të plazhit të Zvernecit, ku operojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com