Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Anila Ruçit, dyshohet të ketë pasur lidhje dashurie me babain e Osman Bylykut

2023/05/23 at 1:33 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Anila Ruçit, dyshohet të ketë pasur lidhje dashurie me babain e Osman Bylykut

Vrasja e 38-vjeçares Anila Ruçi në Itali më 19 Prill 2023 tronditi mbarë opinionin publik.

Ajo u gjet e masakruar me thikë brenda banesës së saj në Scaldasole të Pavias. I goditur me thikë, por i plagosur, u gjet edhe 30-vjeçari Osman Bylyku. Të dy jetonin në të njëjtën shtëpi, ndërkohë që fqinjët italianë thanë në atë kohë se Anila e prezantonte Osmanin si vëllain e saj.

Por ky fakt nuk është i vërtetë. Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus udhëtoi drejt Italisë dhe mësoi se Anila Ruçi ka patur një lidhje dashurie me Ahmet Bylykun, babain e Osman Bylykut.

“Anila e prezantonte si vëllain e saj. Por në fakt nga të dhënat që kemi zbuluar është se Osman Bylyku është djali i ish-bashkëjetuesit apo të dashurit të Anila Ruçit. E më konkretisht shtetasit Ahmeta Bylyku aktualisht 60 vjeç babai i dy fëmijëve dhe jeton në Elbasan. Ai e ka sjellë për herë të parë Anilën në këtë zonë, në zonën e Scaldasoles. Shtëpia fillimisht është marrë me qira në emër të dhëndrit të Ahmet Bylykut dhe më pas ka ndryshuar pronësinë”, raporton nga Scaldasole gazetari Spartak Koka.

Kamerat e sigurisë në zonë e kanë fiksuar gjallë për herë të fundit Anila Ruçin pasditen e 18 Prillit 2023 rreth orës 18:30, kur 38-vjeçarja dhe Osman Bylyku futen në shtëpi.

Elierta Myftari, avokatja e Osman Bylykut, ka thënë për gazetarin Spartak Koka se Osmani dhe Anila Ruçi kanë patur bashkë vetëm lidhje shoqërore.

Gazetari Spartak Koka: Cila është marrëdhënia që ka patur Osmani me 38-vjeçaren nga Elbasani, nga i njëjti vend që është dhe klienti juaj Osman Bylyku.

Avokatja Elierta Myftari: Versionet kanë qenë nga më të ndryshmet. Unë si avokate mund të them që ka qenë një farë marrëdhënie miqësie midis tyre. Nuk ka as marrëdhënie familjare, as marrëdhënie sentimentale nga ky këndvështrim.

Gazetari Spartak Koka: Pra, përjashtohet marrëdhënia sentimentale mes tyre?

Avokatja Elierta Myftari: Nga informacionet që kam nuk ka pasur marrëdhënie sentimentale midis tyre. Vështirësia e këtij rasti qëndron pak a shumë edhe tek ky këndvështrim përsa i përket punës time, sepse Osmani deri më sot në dy herët që e kam takuar nuk ka dashur të shprehet në lidhje me ngjarjen.

Gazetari Spartak Koka: E pohon? E mohon?

Avokatja Elierta Myftari: Nuk shprehet! E vetmja gjë që më tha është që po akuzohet për shumë gjëra të padrejta. Vetëm kaq më tha. Dhe nuk ma tha në lidhje direkte me ngjarjen. I thashë që ai ka nevojë të flasi me mua në mënyrë që t’i sqarojë pastaj edhe hetuesve çfarë ka ndodhur, sepse normale që nga dy personat që kanë qenë prezent në ngjarje, të paktën që dihet dhe ishin Anila dhe Osmani, ata të dy e dinë të vërtetën. Anila nuk shprehet dot më, Osmani ka mundësinë të shprehet dhe të mbrohet. Atë i thashë.

Aktualisht Osman Bylyku është i ndaluari i vetëm nga policia italiane për vrasjen e Anila Ruçit, edhe pse vetë kishte mbetur i plagosur nga goditjet me thikë. Edhe shkaqet e vrasjes mbeten ende të panjohura./Tvklan

Etiketa: Anila RuçiitaliOsman Bylyku

Ju sugjerojmë

Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
Bota

Analiza e Politico: Frika më e madhe e Putin vjen nga brenda Rusisë

14 Shtator, 2025 10:23 pm
Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
Aktualitet

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

14 Shtator, 2025 9:44 pm
Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Kryesore

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

14 Shtator, 2025 7:53 pm
“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
Aktualitet

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

14 Shtator, 2025 7:05 pm
Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
Bota

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

14 Shtator, 2025 5:12 pm
Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
Bota

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

14 Shtator, 2025 5:11 pm
“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
Bota

Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin

14 Shtator, 2025 4:45 pm
2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
Kronikë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

14 Shtator, 2025 3:45 pm
Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra
Kronikë

Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra

14 Shtator, 2025 3:17 pm
Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza
Bota

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza

14 Shtator, 2025 3:07 pm
Para
A duhet të ketë dorëheqje pas humbjes së 14 majit? Topalli: Në zgjedhjet politike po

A duhet të ketë dorëheqje pas humbjes së 14 majit? Topalli: Në zgjedhjet politike po

Gjermani/ Dhunohet deri në vdekje në parking 28-vjeçarja shqiptare, nënë e 3 fëmijëve

U vra nga ish-burri në Gjermani, flet nëna e viktimës: Është rrahur me kabllo

Opinion/Ndryshimet e reja, çfarë do të ndodhë me PD-në? (22 Maj 2023)

Opinion/Ndryshimet e reja, çfarë do të ndodhë me PD-në? (22 Maj 2023)

TE FUNDIT

Analiza e Politico: Frika më e madhe e Putin vjen nga brenda Rusisë

Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
14 Shtator, 2025

Të paktën 19 dronë që Rusia dërgoi në hapësirën ajrore polake javën e kaluar në thelb “bartnin” mesazhin e Vladimir...

Lexo më shumë

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
14 Shtator, 2025

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, u nis me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në...

Lexo më shumë

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
14 Shtator, 2025

Pas jehonës ndërkombëtare, përtej kufijve pyesin kush është Diella. Kryeministri Rama tregoi për Times Radio Politics ministren e parë në...

Lexo më shumë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
14 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën masive në mbështetje të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale po mbahet në Hagë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com