Skënder Seferi, ish-shef i Antiterrorit në Lezhë u dënua me 5 vite burg pas vrasjes së një adoleshenti nga pakujdesia. Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 2010 në Urën e Cenit në Lezhë. Seferi hapi zjarr pasi makina e drejtuar nga Ardit Skandaj çau postbllokun e policisë. Nga plumbat mbeti i vrarë vëllai i Skandajt që po ndiqej nga policia për shkak se kishte grabitur disa turistë nga Mali i Zi. Armando Skandaj, 15 vjeç, që ishte i ulur në sediljen e pasme të makinës mbeti i vdekur. Prokuroria hapi dosje për ngjarjen katër vite pas vrasjes. Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Hetimet dhe dënimi u bë pas protestave të shumta të familjarëve, pasi në fillim policia e mohonte ngjarjen.