Ditën e sotme, pritet që Gjykata e Fierit të japë masën e sigurisë për 38-vjeçarin, Klodian Çalamanin, i cili vrau 8-vjeçarin në fshatin Greçalli.
Sipas “News24”, Çalamanit do t’i duhet të dali para trupës gjykuese pa avokat mbrojtës.
Mësohet se avokati Erlis Nakollari, i cili ishte caktuar nga shteti për të mbrojtur vrasësin e vogëlushit, është tërhequr nga çështja.
Familjarë dhe qytetarë të shumtë janë paraqitur në Gjykatën e Fierit, dhe kanë kërkuar të futen në sallë.
Kujtojmë se familjarët e 8-vjeçarit, i cili u gjet i vrarë dhe i groposur në oborrin e banesës së Çalamanit, janë vendosur prej disa orësh në gjykatën e Fierit, ku kërkojnë përballje me autorin. Ata njëzëri kanë kërkuar dënimin e tij me vdekje./Opinion.al