Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e 61-vjeçarit/ Karaj mohon krimin. Bashkëpunëtori: U bë me porosi të Marjetës

2022/12/16 at 11:41 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e 61-vjeçarit/ Karaj mohon krimin. Bashkëpunëtori: U bë me porosi të Marjetës

Janë zbardhur dëshmitë e dy personave të arrestuar për vrasjen e Menduh Kurt-Dedës ngjarje e ndodhur në maj 2017.


Policia ndaloi dy persona, Gazmir Ngotën  39 vjeç dhe Marjeta Karaj 56 vjeç, ndërsa në kërkim është djali i kësaj të fundit, Besmir Karaj 34 vjeç, i cili ndodhet në Itali.

Një borxh i pakthyer ka qenë shkak i ngjarjes së rëndë. Sipas informacioneve 61-vjeçari i detyrohej 10 milionë Lekë të vjetra Marjeta Karajt.

Për të marrë paratë, Marjeta Karaj, djali i saj dhe shoku i djalit Gazmir Ngota 39 vjeç kishin lënë takim në 2017 tek zona e Xhamllikut me Menduh Shaban Kurt-Dedën. Aty e morën me forcë e çuan në zonën e Alliasit, ku e dhunuan.

Prej andej, Besmir Karaj dhe shoku i tij Gazmir Ngota 39 vjeç e dërguan me makinë 61-vjeçarin  në një zonë të pyllëzuar në Kodër Shupal, ku e lidhën, e dhunuan dhe e dogjën me lëndë djegëse duke i shkaktuar vdekjen.

Sakaq, në dëshminë e dhënë para autoriteteve Marjeta Karaj, ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e 61-vjeçarit, ndërsa ka thënë se njihej me Kurt-Dedën, por për shkak të konflikteve marrëdhënia e tyre ishte shkëputur.

Ndërkohë, 56-vjeçarja nuk ka preferuar të japë detaje më të hollësishme përsa i përket konfliktit që ka pasur më viktimën.

Ndërsa, i arrestuari tjetër, Gazmir Ngota, ka treguar të gjithë kronologjinë se si ka ndodhur ngjarja. Ai ka shpjeguar se ishte vënë në dijeni për borxhin që Kurt-Deda i kishte Marjetës, nënës së shokut të tij, Besmir Karaj.

Më tej, Ngota ka rrëfyer se ishte prezent që nga momenti kur Kurt-Dedën e kanë marrë me makinë në zonën e Xhamllikut. E kanë çuar në Allias, në një parking pranë shtëpisë së Besmirit dhe aty e pranishme ishte edhe Marjeta. Pasi i kanë kërkuar kthimin e borxhit, Kurt-Deda fillimisht ka mohuar kthimin e shumës prej 10 milionë lekësh të vjetëra, por pasi është rrahur nga Besmiri, u ka kërkuar kohë për të kthyer borxhin.

Sipas Ngotës, me porosi të Marjetës, e kanë marrë Kurt-Dedën dhe e kanë çuar në Dajt, ku e kanë lidhur dhe djegur. Në dëshminë e tij, Ngota thotë se për këtë veprim nuk ka marrë para nga shoku i tij Besmir Karaj, por ka shpjeguar se e ka bërë për shoqëri.

Hetimet për këtë ngjarje u rihapën 1 vit më parë me kërkesë të Policisë së Tiranës, ku me urdhër të Prokurorisë u kërkua zhvarrosja e kufomës për të bërë edhe një herë ADN-në.



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

19 Nëntor, 2025 7:45 am
Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

18 Nëntor, 2025 9:51 pm
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

18 Nëntor, 2025 8:18 pm
BE propozon “Shengen ushtarak”
Bota

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 Nëntor, 2025 7:59 pm
Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
Aktualitet

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

18 Nëntor, 2025 7:00 pm
Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
Aktualitet

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

18 Nëntor, 2025 6:50 pm
Para
Kim takim me Ramën dhe Peleshin, zbulon çfarë u diskutua

Kim takim me Ramën dhe Peleshin, zbulon çfarë u diskutua

Kandidati për kreun e SPAK, Altin Dumani: Nuk e shoh si një vend pune, por si një mision

Kandidati për kreun e SPAK, Altin Dumani: Nuk e shoh si një vend pune, por si një mision

Dënimi i ish-komandantit të UÇK, protestë para ambasadës së Serbisë në Tiranë

Dënimi i ish-komandantit të UÇK, protestë para ambasadës së Serbisë në Tiranë
















TE FUNDIT

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
19 Nëntor, 2025

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
19 Nëntor, 2025

Dashi Gazetat mund të sjellin njohuri për ngjarje të çuditshme që të pushtojnë imagjinatën. Mund të duash të mësosh më...

Lexo më shumë

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
18 Nëntor, 2025

Kur shumë prej nesh e shohin punën si një rutinë të zakonshme, ekzistojnë profesionistë që përballen me rreziqe që ndoshta...

Lexo më shumë

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
18 Nëntor, 2025

Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të martën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com