Disa ditë më parë Shkodra u trondit nga vrasja e një 34-vjeçari të identifikuar si Kristian Kola, në ambientet e një lokale. Vrasja e tij u krye nga persona të cilët kishin organizuar një atentat të mirëfilltë mafioz.
Në lidhje me këtë ngjarje ka folur në “Opinion” gazetarja Klodiana Lala, e cila thotë se vrasja e të riut është një mesazh për persona të tjerë edhe pse deri më tani maturitetet nuk kanë dhënë një pistë zyrtare të kësaj ngjarje.
Mund ta vrisnin edhe duke shtruar pllaka, por kanë zgjedhur ta vrisnin kur ishte i shoqëruar nga dy persona. I vetmi konflikt i njohur ka qenë ai me dy djemtë e një mjekut që janë të përjashtuar nga hetimet”, tha Lala.