Aktualitet

Vrasja e 31-vjeçarit vlonjat, Gjykata lë në burg Hansi Jonuzin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:17 - 06/03/21 |
Opi Nion

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” ditën e sotme për Hansi Andi Jonuzin, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Taulant Gjikës.

Bëhet me dije se Prokurori i çështjes Kledjan Llaho, i konsideruar si një ndër prokurorët e hekurt, ka kërkuar burg pa afat për 44-vjeçarin për akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim e cila është pranuar nga gjykatësi Albert Spiro.

Sipas News24  i akuzuari ka heshtur dhe nuk ka dhënë asnjë detaj për ngjarjen, teksa theksohet se dhe sot nuk ka folur në gjykatë.

Ndërkohë që , dy personat e tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa Hans Jonusi dyshohet se ka qënë në rolin e shoferit në automjetin tip “Ford”.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhi më 3 mars në rrugën Trans-Ballkanike në Vlorë, pranë Gjykatës së Apelit gjatë mesditës ku dhe lëvizjet e qytetarëve vlonjatë por dhe automjeteve kanë qenë  të shumta, teksa kamerat e sigurisë së objekteve pranë filmuan gjithçka./Opinion.al

Pas