Kronikë

Vrasja e 26-vjeçarit/Shoku i ngushtë: Kërkuam dorën e vajzës që pëlqente Martini



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:04 - 05/07/22 |
Opi Nion

Emisioni Uniko në Klan Plus sjell dëshmi të tjera rreth vrasjes së të riut Martin Çeço, i cili u gjet i vdekur në qershor në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit.

Në këtë histori komplekse del një tjetër personazh, i cili quhet Rezart Dokolli nga fshati Blacë. Ai ishte shoku i ngushtë i Martinit dhe të dy bashkë kishin shkuar në fshatin Goskovë e Poshtme për të takuar vajzën që Martini pëlqente, atë që punonte në byrektore, e cila quhet Bora.

Emisioni Uniko ka intervistuar Rezart Dokollin, i cili tregon se si shkuan në fshatin Goskovë për të takuar të atin e vajzës që Martini pëlqente dhe për t’i kërkuar dorën. Mirëpo, babai nuk pranoi dhe historia u mbyll aty, thotë shoku i Martin Çeços.

Spartak Koka: Si e njihnit Martin Çeçon?

Rezart Dokolli: Në rrethana të mira.

Spartak Koka: Si e ke njohur?

Rezart Dokolli: E kam njohur fshatar e kam. Në fshat e kam njohur. Nuk rrinim shumë bashkë si dhe shumë ai s’para dilte. E në Korçë një ditë Martini ishte ulur te byrektorja, më thirri eja ulu pimë një kafe. Po kjo gjëja po bën që në Janar. Ishte një vajzë aty, kjo vajza ishte nga Goskova. Punonte te byrektorja. Aty pastaj piva një kafe unë me Martinin dhe Martini mua më tha kjo vajza më pëlqen mua. U ngritëm në atë moment, ikëm, ai në punën e tij dhe unë në punën time. Vij në shtëpi unë, pastaj Martini më merr në telefon mua pas 1 jave. Më thotë aman, se unë e kam dhe mamanë nga Goskova, i kam dajot atje, shkojmë njëherë ta kërkojmë këtë çupën se më pëlqen. Unë i thashë shko vetë me babanë. Babai i thoshte që shkoni të dy. Unë s’doja, ai më lutej.

Spartak Koka: Si e ka emrin familja e vajzës?

Rezart Dokolli: Nuk ia di. As çupën nuk e njoh. Nuk e njoh as familjen. I thashë që nuk desha të vija njëherë, se as të atin, as atë vajzën. Jo shko, tha. Dhe unë i vajta se më erdhi keq. Pastaj pas 1 jave, u ngrita unë, nuk i thashë dajove, kemi vajtur në Korçë, jemi takuar me njëri-tjetrin, kemi ikur me një taksi të çastit, e kemi vajtur në Goskovë. Në Goskovë, shtëpinë të atit nuk ia dinim. Pyetëm njerëz rastësisht aty, ia morëm emrin të atit. Ishin aty ca burra, e pyetëm filani kush është? Më tha njëri e njeh filanin ti? Jo i thashë. Ja ku e ke filanin më tha, të atin e çupës. E morëm neve, djali dhe unë, e hoqëm mënjanë babanë e çupës, u llafosëm atje, e dua tha djali më pëlqen. Unë i thashë jam nga Kolaneci, jam i martuar, kam dajot këtu. Ju rrofshi faleminderit, tha i ati, por unë çupën e kam për të martuar, do ta dërgoj në shkollë. U mbyll muhabeti atje. Pastaj ikëm ne, erdhëm në Korçë. E fjeti mendjen djali, që atje në moment tha meqë s’do, s’do. Hoqi dorë që atëherë ai. Pastaj që atëherë, që në Janar a Shkurt kur ika unë në Greqi, nuk e kam takuar më. Në datë 12, kur ka ndodhur kjo, unë s’dija gjë fare, unë isha në Greqi në datë 12. Kam ardhur në datën 13 këtu. Nuk e di çfarë date ka ardhur babai i Martinit me të motrën këtu në shtëpi. Këtu ishte babai, fëmijët dhe nusja. Unë isha me djalin e madh në Korçë. Babai i Martinit kishte ardhur me të motrën dhe kishte thënë ku është Rezarti. Këta u ngritën dhe ikën. Atë ditë këta kishin denoncuar për mua. Në orën 02:00 të natës mua më vjen policia. Unë ngrihem, dal në rrugë, më merr policia më çon në Korçë. Më merr në pyetje policia, ia tregoj historinë siç po ju them edhe juve.

Spartak Koka: Si e more vesh që Martini kishte vdekur dhe ishte gjetur i mbytur në rezervuar?

Rezart Dokolli: Më mori policia më tha di gjë për Martinin? Jo s’di gjë thashë unë. Nuk dija gjë, se kur u bë kjo gjë unë isha në Greqi. Pastaj më ka thënë policia që e morëm vesh që Martini është mbytur në rezervuar. Unë atëherë e mora vesh.

Spartak Koka: Përse nuk shkove në varrimin e Martinit?

Rezart Dokolli: Unë do shkoja, por nuk vajta se më ishin gjakrat të nxehtë, u nisa njëherë, vajta deri në Maliq e do shkoja ta takoja të atin.

Spartak Koka: Nevzat Çeço përmend një emër, Tina Pajollari. E ke dëgjuar ndonjëherë këtë emër?

Rezart Dokolli: Jo s’e kam dëgjuar, thjesht në televizor.

Spartak Koka: Më parë me Martinin?

Rezart Dokolli: Jo, jo, fare. Nuk e kam dëgjuar fare.

Sa i përket Tina Pajollarit, Rezart Dokolli thotë se nuk e njeh dhe nuk ka dëgjuar për të. Ai flet vetëm për vajzën e byrektores që pëlqente Martini, të cilën emisioni Uniko e intervistoi dhe zbuloi që quhet Bora.

Por lind pyetja se kush ia ka dhënë Martinit emrin e Tina Pajollarit, për të cilën ai mendonte se ishte vajza që punonte te byrektorja? /tvklan.al

Pas