Qytetarët do të vijojnë të protestojë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, pasi i riu nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Në rrjetet sociale po shpërndahet me shpejtësi një poster që paralajmëron protestën e radhës sot në orën 18.00.
Pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, protestuesit kërkojnë largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, reformimin e policisë së shtetit dhe ndalimin e dhunës policore.
Për qytetarët që janë në Tiranë vendi ku do të nis protesta është tek ministria e Brendshme, ndërkohë që ftohen edhe qytetet e tjera që të dalin për protesta në çdo qytet.
Vrasja e të riut na efektivi i policisë ka ngjallur zemërimin e qytetarëve dy ditët e fundit. Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë gjatë protestave, ndërsa kanë shkaktuar dhe dëme materiale. Po ashtu është bërë me dije se disa efektiv policie dhe protestues janë lënduar./ Opinion.al