Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e 25-vjeçarit, Balla: Faji i efektivit, jo i strukturës së Policisë

2020/12/14 at 2:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Azilkërkuesit shqetësim”,Balla për raportin e KE:Shqipëria përparim në…

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka folur në lidhje me vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie si dhe protestat që tashmë po zhvillohen prej ditësh në disa qytete të vendit duke kërkuar largimin e Drejtorit të Policisë Ardi Veliu.


Gjatë një interviste për “News24”, Balla është shprehur se provat fajësojnë efektivin që vrau 25-vjeçarin, por jo gjithë strukturën e Policisë së Shtetit.

Sipas Ballës, protestat nuk janë të qytetarëve të thjeshtë pasi në të janë përfshirë dhe partitë opozitare si LSI dhe PD. Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i lejojnë fëmijët të dalin në protesta, pasi po keqpërdoren dhe paguhen nga opozita për të shkatërruar pronën publike.

 “Së pari më lejoni të them dy vlerësime për aktin e rëndë të humbjes së jetës së një njeriu. Ska asgjë më të rëndësishme se jeta, dhe rrethanat bëjnë me faj punonjësin e policisë, por kurrsesi tërë strukturën e Policisë. Shpreh ngushëllimet për familjen dhe të nxis institucionet e prokurorisë, që ti shkojë çështjes deri në fund, dhe përgjegjësia të jetë ndaj personit që ka marrë jetën e një djali të ri. Kjo është pjesa që lidhet me atë që ka ndodhur sot e një javë më parë. Pjesa që ka pasuar. Vetë jam person që kam organizuar protesta, dua të them që asnjëherë protesta nuk është një problem, është shprehje e demokracisë, por duhet marrë në disa rrethana. Jemi në situatë të jashtëzakonshme, pandemi, që ka pamundësuar grumbullimet. Edhe në disa djem e vajza të reja, u keqpërdorën nga elementë të infiltruar dhe nga ata që nuk gjejnë rast të përdorin politikisht edhe vdekjen. Opozita bën politikë me numrat e të vdekurve nga coviD-19, me një rast flagrant, që Policia dhe Prokuroria kanë vijuar. E pakuptimtë si një person si Sali Berisha, që ka dhënë urdhëra për vrasje në bulevard, të marrë përsipër avokatinë për Klodian Rashën. Thirrja ime për çdo familje shqiptare është, ju lutem mos i lini fëmijët të keqpërdoren nga politikanët. Kush ka bërë politikë me vdekjen, ka pasur fund të keq. Dua të them që referuar asaj që thatë, ndërkohë që Italia, Gjermania, Franca hyjnë në Lock-Doën të ri, gjithë këto ditë që kemi kaluar kanë qenë aleat i armikut të padukshëm. Çdolloj sjellje e paligjshme, mirëkuptoj të protestosh, edhe pse nuk lejohen më shumë se 10 veta grumbullim. Nuk e di ku është faji i semaforëve, tabelave, bizneseve private.Çdo qindarkë na duhet për pandeminë për rindërtimin, ne merremi me paudhësitë e rrugës. E thashë, që në kushtet  e një ideje për të ngritur zërin për drejtësi është e pranuar. Nuk gjej dot mendje shqiptari të ndershëm që për të kërkuar drejtësi për Klodianin, t’i vënë zjarrin shqipërisë. Janë përpjekur për vite Saliu, Iliri, Luli e Monika. Një vit më parë e patë. Për fat të mirë s’kanë munguar të dalin edhe vetë, dje kishte përfaqësues të LSI. Kam marrë dje një informacion nga territori që PD ka organizuar protesta në qendra qytetesh. Kjo prirje e kësaj politike të errët, për t’u marrë me vdekjet. Filloi me vdekjet nga COVID-19. Prandaj them që familja Rasha s’ka nevojë për ngushëllimet e Berishës, Metës, Bashës e Kryemadhit, por për drejtësi. Ajo që është vendosur standard në 2011, në 21 janar të 2011 me urdhër të Berishës dhe ekzekutor Bashën humbën jetën 4 qytetarë. Mund të bëjmë një diskutim, më thërrisni një ditë edhe. Më 21 janar isha një nga protestuesit, dhe Prokuroria vendosi disa masa arresti për ekzekutorët, jo për urdhëruesit. Policia e asaj kohe nuk zbatoi urdhërin e Prokurorisë. Për Klodian Rashën u morën masa menjëherë, Policia e arrestoi. Prokuroria nisi menjëherë dhe besoj se do bëhet një zbardhje e plotë. Tentativë për të manipuluar ngjarjen? Unë nuk dua të hyj në këtë diskutim. Dua të vazhdoj standardin, pse ne nuk jemi njëlloj. Ka ndodhur ngjarja, dhe pas kësaj ngjarje ministri i brendshëm i ofroi dorëheqjen kryeministrit. Vite dritë larg nga ata që vrisnin në mes të bulevardit. Donin të fabrikonin se ishin vrarë më 21 janar nga brenda protestues. Ajo që është më e rënda dhe që duhet të zgjonte indinjatën, dhe që duhet të zgjojë indinjatën, Sali Berisha thoshte se ishte krenar që kishte vrarë dhe do vriste edhe lidershipin e PS nëse do kishte mundësi. Dorëheqja e Lleshajt edhe pse pa faj, është standard që ne e kemi vendosur. Përfitoj nga rasti që çdo familje shqiptare, që vajza apo djali i saj përdoret politikisht nga PD-LSi mos e lërë fëmijën e tij të paguhet nga ata që të dëmtojë ato që paguajnë vetë. Kam dëgjuar këto ditë, që dilte të shtunën në darkë dhe thoshte fëmijët tanë janë arrestuar në Polici. Gënjeshtare, sepse këta nuk nxjerrin fëmijët e tyre, po fëmijët e shqiptarëve, me joshje jomorale. E papranueshme që kush dëmton pronën publike, çfarëdo qoftë ajo, dhe për më shumë edhe pronë private duhet të ndëshkohet. Jam dakord të shtrihesh në bulevard, të rrish e me muaj, por jo të dëmtosh. Kjo qeveri nuk pret protestën për të reflektuar, për të vendosur standardin.”- tha Balla./ Opinion.al

Etiketa: Klodian Rashapoliciaprotestataulant balla


Ju sugjerojmë

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?
Bota

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

8 Janar, 2026 10:10 am
Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit
Aktualitet

Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit

8 Janar, 2026 9:35 am
Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar
Aktualitet

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar

8 Janar, 2026 9:15 am
Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim

8 Janar, 2026 9:10 am
Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Korçës
Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Korçës

8 Janar, 2026 9:03 am
Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore
Aktualitet

Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

8 Janar, 2026 9:01 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 janar 2026

8 Janar, 2026 8:57 am
Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

7 Janar, 2026 10:37 pm
Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

7 Janar, 2026 10:26 pm
Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

7 Janar, 2026 8:57 pm
Para
Itali/Si udhëtoi shqiptari me COVID për t’u kuruar nga mjeku i Berluskonit

Itali/Si udhëtoi shqiptari me COVID për t’u kuruar nga mjeku i Berluskonit

Postoi shkrimin kundër Bashës që u fshi nga ‘Bild’, përgjigjet Balla

Policia dhunon protestuesit? Balla: Shihni çfarë bëjnë policët në SHBA

Kosovë/ 1 viktimë dhe 80 raste të reja me Covid-19

COVID-19/ Kosova regjistron 5 viktima dhe 329 raste të reja
















TE FUNDIT

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?
8 Janar, 2026

Qiproja, Greqia dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak. Megjithatë, Turqia është më e shqetësuar për blerjen gjithnjë e...

Lexo më shumë

Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit

Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit
8 Janar, 2026

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë në të gjitha zonat malore të qarkut Elbasan. Pas ndërhyrjes,...

Lexo më shumë

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar
8 Janar, 2026

Kapiteneria e Portit të Vlorës thotë se për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike, nga kjo e enjte deri më...

Lexo më shumë

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim
8 Janar, 2026

Pas reshjeve të dendura të shiut, vendin ja kanë lënë reshjeve të dëborës të shoqëruar me temperatura deri më minus...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com