Vrasja e 22 vjeçarit ditën e djeshme në mes të Tiranës duket se ka tronditur gjithë opinion publik. Ish-deputeti Arben Malaj, aktualisht rektori i universitetit “Luarasi”, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, 22-vjeçari, Marvi Mihali, u vra me thikë pas një sherri banal.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘facebook”, Malaj shprehet i tronditur për vrasjen e studentit të tij.
“Te dashur kolege, kemi marr nje lajm trondites Dje eshte vrare ne menyre tragjike studenti yne i fakulteti te drejtesise Marvi Mihali. Me shpirtin e vrare nga ky lajm trondites, stafi akademik dhe studentet e Luarasit ndodhemi sot prane prinderve, miqve dhe kolegeve te Marvit.
Zoti ju dhente force dhe kurajo prinderve te tij! U prehte ne paqe Marvi yne i dashur.. Arbeni”, shkruan Rektori i Universiteti “Luarasi”. /Opinion.al