Rajoni

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, policia arreston një person


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:34 - 16/05/21 |
Opi Nion

Autoritetet greke kanë arrestuar një person, i cili dyshohet se është një nga autorët e grabitjes dhe më pas vrasjes së 20-vjeçares me origjinë britanike në Athinë, Caroline Crouch.

Sipas mediave të huaja ai është një shtetas gjeorgjian i kapur pranë kufirit me Bullgarinë teksa po përpiqej të largohej nga vendi. Pasi e ndaloi për të verifikuar dokumentacionin, policia zbuloi se ai kishte pasaportë false dhe u arrestua.

Po ashtu ai dyshohet se është një nga autorët e një tjetër grabitje të dhunshme në një shtëpi në Athinë, pranë vendit ku u vra Caroline Crouch, në prani të vajzës së saj 11-muajshe.

Pas analizës së ADN-së , u zbulua se shtetasi i huaj ka marrë pjesë edhe në një grabitje të ndodhur më 7 mars në Pikermi ku autorët lidhën dhe dhunuan një çift të moshuarish dhe ndihmësin e tyre e më pas morën disa para dhe bizhuteri.

Kjo shtëpi është vetëm 20 minuta larg nga Glyka Nera, ku u vra Caroline, ndërsa bashkëshorti i saj u lidh nga autorët për të mos reaguar.

Policia ka ofruar 300 mijë euro shpërblim për ata që do të ofrojnë informacione mbi autorët e ngjarjes së ndodhur ne periferi të Athinës. Ndërkohë autoritetet po vijojnë hetimet./Opinion.al

Pas