Kronikë

Vrasja e 2-fishtë në Divjakë,të afërmit: Ekonomia të vësh duart në kokë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:52 - 19/09/21 |
Opi Nion

Mbrëmjen e së shtunës Divjaka u trondit nga një krim në familje, pasi Hekuran Rrasa, 58 vjeç mori armën dhe vrau bashkëshorten Fëllënxë Rrasa, 45 vjeç dhe më pas veten.

Familjarët, të afërmit dhe bashkëfshatarët mes dhimbjes shprehen se familja ka pasur probleme elonomike por nuk dinin nëse ka pasur konflikte mes çiftit.. Ditët e fundit, Hekurani sipas një fqinjeje nuk ka qenë mirë dhe ka shfaqur shenja depresioni.

“E kemi njohur autorin, njeri i rregullt, nuk dinim gjë për probleme mes tyre. Para një jave isha me të, folëm për punë, normal, nuk kishte shfaqur asnjë problem”, thotë njëri.

“Gjendje e dobët ekonomike, të vesh të shikosh shtëpinë e tij, të vësh duart në kokë”, shprehet një bashkëfshatar.“Fukarallëk, shtëpinë ia patë. Nuk kemi dëgjuar për probleme mes tyre”, tregon një fqinje.

“Gruaja para 5 ditësh iku me djalin tek prindërit e vetë. Burri punonte, pastronte në komunë. Ne e kemi të tonin dhe nuk kemi dëgjuar diçka. Nga ekonomia nuk kanë qenë mirë, se ka vuajtur dhe me nënën, por nuk ka pasur probleme me nusen”, tha një e afërme.

“Këto 3-4 ditët e fundit nuk ka qenë në gjendje, nuk ka qenë mirë”, ngre dyshime një fqinje tjetër e familjes Rrasa.

Ishte djali i çiftit që ka gjetur të vrarë nënën dhe babain e tij dhe ka njoftuar më pas policinë.

Pas