Me pankarta në duar, një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar një protestë paqësore, pas humbjes tragjike të bashkëmoshatarit të tyre, Erjon Boba.
“Të rinjtë duhet të ndihen të sigurt kudo,” tha një prej pjesëmarrësve, ndërkohë që të rinjtë u shprehën se protesta nuk është vetëm për të kujtuar bashkëmoshatarin e tyre, por një thirrje për gjithë komunitetin dhe institucionet të marrin masa më tepër parandalimin e konflikteve.
Të rinjtë shprehën solidaritet me familjen e Erjon Bobës dhe apeluan që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.















