Aktualitet

Vrasja babë e bir në Elbasan, fillon gjyqi për dosjen Çapja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:22 - 16/07/21 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Jorgo Lekut për akuzën e vrasjes së dyfishtë, Gentian e Nezir Beqirit, në vitin 2012 në Elbasan.

Gjithashtu, gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Capja dhe Ervis Bardhi për shkak se janë në mungesë.

Ardian Çapja është arrestuar mëngjesin e 29 marsit pasi akuzohet si autor i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012. Policia ka shpallur gjithashtu në kërkim nipin e tij Florenc Çapja.

Florenc Capja ndodhet i arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ardjan Çapja dhe Florenc Çapja akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”./Opinion.al

Pas