Një ngjarje e rëndë e ndodhur në malin e Zi është zbardhur nga policia e Shkodrës dhe ka çuar në ndalimin e tre personave, nën akuzën e «Vjedhjes me dhunë me pasojë vdekjen» e shtetases S.B në Ulqin. Personat e ndaluar janë:
-A. P. 16 vjeç, banues në fshatin Arës-Miliska, Thumane, Krujë,
-Adrijan Pjetri, 27 vjeç, banues në fshatin Arës-Miliska, Thumane, Krujë,
-A. P. 17 vjeç, banues në fshatin Arës-Miliska, Thumane, Krujë.
Policia ka sekuestruar në cilësine e provës materiale edhe një kompjuter, një celular disa bizhuteri dhe sende personale të viktimës.