-Shëndeti

“Vrasësi më i madh në botë”


               Publikuar në : 15:24 - 03/09/19 |
el ida

Deri më tani, sëmundjet e zemrës kanë qenë shkaktari kryesor i vdekjeve në botë, por shkencëtarët pohuan se gjërat po ndryshojnë.

“Nëse vazhdojnë trendet aktuale, kanceri do të bëhet vrasësi më i madh në botë”, kanë thënë shkencëtarët.

Duke publikuar gjetjet e dy studimeve të mëdha, në revistën mjekësore The Lancet, shkencëtarët thanë se gjetën prova të një “tranzicioni” të ri global midis llojeve të ndryshme të sëmundjeve kronike.

Ndërsa sëmundjet kardiovaskulare, tani për tani, janë shkaku kryesor i vdekshmërisë në të gjithë botën, mes të rriturve të moshës së mesme, kjo nuk ndodh më në vendet me të ardhura të larta, ku kanceri vret dyfish më shumë njerëz, sesa sëmundjet zemrës.

“Raporti ynë zbuloi se kanceri ishte shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjeve globalisht në vitin 2017, duke përbërë 26% të të gjitha vdekjeve. Por, ndërsa shkalla e (sëmundjeve të zemrës) vazhdon të bjerë, kanceri ka të ngjarë të bëhet shkaku kryesor i vdekjes në të gjithë botën, brenda vetëm disa dekadave”, tha Gilles Dagenais, një profesor në Universitetin Laval të Kuebekut në Kanada./Opinion.al

Pas