Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasësi i Linzës, si e nxorri zbuluar skedina e Taxhikistanit?

2015/11/13 at 3:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasësi i Linzës, si e nxorri zbuluar skedina e Taxhikistanit?

Ervis Martinaj, i dyshuar për implikim në vrasjen e Enton Nikaj, ditën e djeshme në fshatin Linzë të Tiranës, ka një të shkuar dhe të tashme të errët edhe  në krijimin e lojrave e paligjshme të fatit.

Interesante është historia se si në vitin 2013, Martinaj u zbulua nga Prokuroria për organizim të këtyre basteve, falë një denoncimi që nuk kishte lidhje me të personalisht, por me atë që më pas do të zbulohej se ishte kompania që ai kishte krijuar.

Sipas dokumentit gjyqësor që zotëron Opinion.al, “Më datë 11.07.2013, mbi bazë të kallëzimit penal të shtetasit Genci Berberi, Prokuroria pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr.3717 te vitit 2013.

Shtetasi Genci Berberi në datë 13.03.2013 ka luajtur në një pikë bastesh sportive në rrugën “Frederik Shiroka” dhe kjo pikë sipas tij është në pronësi të shtetasit Elvis Gjetani. Konkretisht atë ditë ai ka vendosur rreth 40 bileta në shumat 500-1.500 lekë.

Për ndeshjen Tajikistan U17- Kargyztan U17 koinficenti për fitoren e skuadrës së pare ishte 8 dhe për këtë ndeshje ai ka vënë disa baste. Pas rreth dy orësh që perfunduan të gjitha ndeshjet, kompania BASTE LIVE ndërroi koificentin e ndeshjes Tajikistan U17- Kargyztan U17 nga 8.00 në 1.00 .

Pas kësaj ai ka komunikuar me shtetasin Johan Kokeri, punonjës te pika, i cili ka folur në telefon me punonjës të qendrës dhe ata i kanë thënë që ishte një gabim njerëzor. Më vonë ai ka komunikuar edhe me pronarin e kompanisë BASTE LIVE, Z. Elvis Gjetani dhe kanë vazhduar pretendimin e tyre se ky ishte një gabim njerezor.

Për të sqaruar këtë fakt, kallzuesi Genci Berberi ka patur edhe një takim me shtetasin Elvis Gjetani dhe gjatë këtij takimi i është konfirmuar nga Elvisi se nuk do të shlyhej”. Për këtë arsye thuhet në relacionin e Gjykatës së Tiranës, shtetasi Genci Berberi ka paraqitur në Prokurori edhe biletat e luajtura në pikën e mësipërme me koificentin e mësipërm.

Por çfarë ka ndodhur? Pas verifikimit të kryer, Prokuroria e Tiranës ka rezultuar se kompania ka për ortak Ervis Martinaj, por pika e basteve ku paditësi ka vendosur skedinat ishte e paregjistruar, pra punonte në informalitet.

Për këtë arsye, pas dëshmive të mbledhura, Ervis Martinaj u dënua me gjobë 300 mijë lekë për “Organizim të Llotarive të Palejuara”, ndërsa personi që u bë shkak për zbulimin e pikës së paligjshme të basteve, nuk i mori paratë për ndeshjen me Taxhikistanin, e cila iu vlerësua me koificent 1. Ndërkohë që burime për Opinion.al, thanë se Martinaj është ende në proces gjyqësor po për të njëjtën akuzë.

Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
FOTOT/ Si jetonte në mes të luksit viktima Nikaj

FOTOT/ Si jetonte në mes të luksit viktima Nikaj

Gruaja qe peshon 317 kg, seks 7 herë në ditë…

Gruaja qe peshon 317 kg, seks 7 herë në ditë...

Biznesi i ri i motrave Hoxha: Shesin rrobat e përdorura

Biznesi i ri i motrave Hoxha: Shesin rrobat e përdorura

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com