Ervis Martinaj, personi i dyshuar për vrasjen e djeshme në Linzë, është një person me precedentë te rrezikshëm penalë, I cili ka përfituar nga hapësirat ligjore për të dalë I palagur. 33 vjeç, Martinaj ka lindur në Burrel dhe banon në Laç, ku aktivitet të parë ka lojrat e fatit. Sipas policisë, emri i tij është lakuar në ngjarje kriminale ende të pazbardhura.
Një nga këto është vrasja e Elvis Doçit, në muajin tetor të vitit 2013, menjëherë sapo nisi operacioni “Fundi i Marrëzisë”. Pasi dyshohet që Doçi kishte informacione mbi aksionin dhe nuk i kishte lajmëruar me qëllim shokët e tij. Policia ka hetuar për një kohë të gjatë Martinajn, por nuk ka gjetur prova për ta akuzuar.
Po kështu një tjetër ngjarje ku Martinaj qarkullon si emër është edhe ajo e vrasjes së Santos. Ku dyshohet se motorri i vrasjes u fsheh në magazinat e Martinajt në Fushë-Kuqe.