Sokol Mjacaj, vrasësi i turistëve çekë do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg. Vendimi është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Shkodrës e cila mbajti të njëjtin qëndrim me kërkesën Prokurorisë e cila kishte kërkuar të njëjtën masë. Në seancat e kaluara, gjykata e Shkodrës kishte rrëzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe për ekspertizë psikologjike të Sokol Mjacaj. Ai akuzohet se në Korrik të këtij viti për qellime grabitje të makinës ka vrarë me armë zjarri dy turistët çek Michael Svatos dhe Anna Kosinova, ngjarja e ndodhur në segmentin Shkodër-Dukagjin në afërsi të fshatit Prekal.