Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasës me licensë shtetërore

2016/08/03 at 6:11 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasës me licensë shtetërore

Nga Blendi Fevziu –


Kishte vendosur të kalonte pushimet në Shqipëri! Kishte sfiduar rreziqet e paralajmeruara dhe skepticizmin që e shoqëron këtë destinacion; kishte vendosur t’i kalonte ato pak ditë duke notuar në ujrat e mrekullueshme të jugut të Shqipërisë; midis detit turkuaz dhe maleve të larta që prodhojnë një pamje mahnitëse. Ai do të kishte qenë me siguri një fans i madh i Shqiperisë dhe i bukurive tona, sikur ky vend që zgjodhi me aq besim të mos kthehej ne varrin e tij.
Kështu mund të përshkruhet pak a shumë historia tragjike e kësaj mesdite në Himarë, kur Denis Kaiumov, një shtetas rus, nga Shën Petërsburgu, që po notonte ne det, u masakrua nga një motorr uji ose gomone. Nga ato që vërtiten kërcënuese, cdo ditë, cdo orë, në ujrat e mrekullueshëm të Jugut. Që thyejnë cdo rregull, cdo ligj, cdo masë sigurie dhe që në shumicën e rasteve, drejtohen nga djemtë dhe vajzat e përkëdhelura të njerëzve të fuqishëm të këtij vendi. Atyre që njihen si të paprekshëm dhe që besojnë se ligji nuk ekziston dhe nuk ka vlerë për ta. Turisti i huaj që notonte në det, është goditur dhe lënë aty, pa ndihmën e parë, pa e transportuar në spital, ndërsa motorristi vrasës është larguar pa lënë gjurmë, duke kryer kështu një krim të dyfishtë. Goditjen e notarit dhe braktisjen e tij në gjendje të rëndë, pra fshehjen e krimit. Nëse ai do kishte ndaluar ta conte në spital, i ndjeri mund të ishte ende gjallë sot.
Historia ishte tronditëse dhe befasuese për shumë vetë, por jo për mua. Si një notar i distancave të largëta në ujrat e bregut, në 3 vitet e fundit më shumë shpenzoj kohë për t’u ruajtur nga motorrët e tërbuar se sa notoj në destinacionin tim. Që prej 30 vitesh notoj gjithnjë në të njëjtën distancë, thuajse 50 metra nga bregu, paralel me të, dhe jam bërë jo rrallë dëshmitar i tmerrit që notarët apo familjarët provojnë nga performanca e cmendur e adoleshentëve mbi motorrë uji. Ecin me 50 milje në orë, 12 – 15 metra nga bregu, për t’i lënë më shumë mbresë vajzave që janë aty, apo që shokët e tjerë ti filmojnë për snapchat. Futen midis zonave të rrethuara të plazheve private duke bërë rrotullime spektakolare, sikur janë pilotë të garave ekstreme dhe jo pushues si gjithë të tjerët. Janë bërë një kërcënim konstant, në shkelje konstante të ligjit. Si në gjithë botën edhe në Shqipëri, vendnisja e tyre duhet të jetë e mirëpërcaktuar, duhet të ketë një platformë dhe një instruktor. Motorrët duhet të dalin në det me maksimumi 5 milje në orë dhe vetëm kur te jenë 1 km nga bregu mund të ecin lirshëm. Në Shqipëri ligji është bërë 150 metra nga bregu dhe nuk respektohet thuajse kurrë. Zonat e limituara nuk ekzistojnë sepse bashkitë nuk kanë bërë asgjë për këtë. Ndaj mund të shohësh në opinion.al dhe në facebook me dhjetra video kur adoleshentë dhe fëmijë që nuk kanë mbushur ende moshën, bëjnë pirueta midis kokave të pushuesve që lahen. Në perëndim nëse shkel ligjin drejtuesi gjobitet, ndërsa pronarit i konfiskohet mjeti. Në Shqiperi nuk ka asnjë rast të tillë. Sot mësova se në gjithë rastet e konfiskimeve nga policia, motorrët janë kthyer mbrapsht nga Prokuroria ose Gjykata. Dhe ata vijojnë xhiron e tyre të cmendur, që mbi të gjitha, në Shqipëri kushton më shtrenjtë edhe se në BE, 90 mijë leke të vjetra për 30 minuta.
Në 2 vitet e fundit personalisht kam shkembyer kushedi sa telefonata me Ministrin e Brendshëm apo drejtues policie për këtë problem. I fundit një javë më parë. I tmerruar nga parada makabre që këta motorrë bëjnë ndërsa ti je në det, krejt i pambrojtur, edhe pse zakonisht unë notoj me një mjet identifikues. Në të gjitha rastet që mjetet janë bllokuar, më insistim personal, kanë rezultuar ose pronë e ndonjë vrasësi me pagesë, ose ndonjë djali deputeti, ose biznesmeni, që ja përplaste në fytyrë policit sigurinë e tij: fol me babin tim, s’ke punë me mua.
Në dy vitet e fundit ka pasur së paku 5 viktima nga ky fenomen, pa llogaritur tmerrin e pushuesve në plazh dhe merakun e prinderve për fëmijët. Po askush nuk është shqetësuar deri tani. Pushteti lokal i pari. Ai që duhej ti pajiste me licensë, por që në vend të licensës së lundrimit, ju ka dhënë licensën e vrasësve. Dhe vrasja ka ndodhur sot, duke kthyer mbrapsht me arkivol, një të huaj, që deshi të pushonte në Shqipëri, duke besuar se ky vend e meritonte vëmendjen dhe dashurinë e tij. Por që nuk është cudi, që ky det të kthehet në varr edhe për shumë të tjerë, sepse ky shtet, nuk ka fuqi ose nuk do, të ndalojë ca shkelës të përkëdhelur ligji, që të japin spektakël kriminal përpara qytetarëve të pambrojtur të tij.
Blendi Fevziu

Etiketa: juglicenseMOTORR UJIpoliciaturizemvrases


Ju sugjerojmë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Rama i bëri kërkesë Kushtetueses për Ballukun, PD kërkon interpelancë urgjente

2 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

2 Dhjetor, 2025 12:20 pm
Vrasja e policit në Fier, Balla thirrje autorit: Dorëzohu
Kryesore

Avokati i Popullit,Balla: S’do të propozojmë asnjë kandidat, votojmë të parin nga PD

2 Dhjetor, 2025 11:19 am
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Kronikë

U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel

2 Dhjetor, 2025 10:33 am
Veliaj në GJKKO: Vendosja ime në një kafaz, trajtim poshtërues
Kronikë

Veliaj në GJKKO: Vendosja ime në një kafaz, trajtim poshtërues

2 Dhjetor, 2025 10:26 am
Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
Aktualitet

Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

2 Dhjetor, 2025 9:43 am
Vrasja e biznesmenit, arrestohet ish-ortaku i tij në biznes dhe roja e karburantit
Kronikë

Vrasja e biznesmenit, arrestohet ish-ortaku i tij në biznes dhe roja e karburantit

2 Dhjetor, 2025 9:30 am
Përfshihen në aksident tre automjete në Korçë
Kronikë

Përfshihen në aksident tre automjete në Korçë

2 Dhjetor, 2025 9:23 am
Protesta e fermerëve, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë–Janinë
Bota

Protesta e fermerëve, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë–Janinë

2 Dhjetor, 2025 9:08 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 02 dhjetor 2025

2 Dhjetor, 2025 7:36 am
Para
Konsumimi i çokollatës na mbron nga dielli?!

Ja efektet që ka çokollata në shëndetin tuaj

Ronela dhe Young Zerka publikojnë klipin e ri, ja skenat e nxehta mes tyre

Ronela dhe Young Zerka publikojnë klipin e ri, ja skenat e nxehta mes tyre

Video/ Shqiptarët flenë në kushte skandaloze në tragetin Brindizi-Vlorë

Video/ Shqiptarët flenë në kushte skandaloze në tragetin Brindizi-Vlorë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rama i bëri kërkesë Kushtetueses për Ballukun, PD kërkon interpelancë urgjente

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
2 Dhjetor, 2025

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me marrjen si të pandehur...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
2 Dhjetor, 2025

Çështja e pezullimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga detyra po shqyrtohet këtë të martë në Gjykatën Kushtetuese. Pas kolegji nuk...

Lexo më shumë

Avokati i Popullit,Balla: S’do të propozojmë asnjë kandidat, votojmë të parin nga PD

Vrasja e policit në Fier, Balla thirrje autorit: Dorëzohu
2 Dhjetor, 2025

PS do të votojë kandidaturën që do të mbështesë PD për Avokatin e Popullit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant...

Lexo më shumë

U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel

U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
2 Dhjetor, 2025

Belinda Balluku ka ankimuar vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com