Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasës, ji i qetë, je në vendin tënd Shqipëri!

2016/08/04 at 11:41 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasës, ji i qetë, je në vendin tënd Shqipëri!

Nga Ben Andoni


Kujdes! Kujdes…ai është djali, shoku, kushëriri, e dashura, miku, drejtori, akshi, punon…aty. Çfarëdo që të bëj akshi, është i lirë ta bëjë para syve të të gjithëve dhe madje të mos i hyjë gjembi në këmbë dhe të marrë dhe një përcjellje sysh admirimi. Kjo ndodh sot rëndom tek ne. Ai/ajo është qeveria. Ai/ajo është fuqia. Me të drejtë, në orët e fundit, e gjithë media është marrë me rastin e vrasjes së turistit rus, që erdhi të provonte një vend, që rusët pothuaj e kanë të largët në  hartën e tyre turistike, e përfundoi preja fatkeqe e një krijese, që u zhduk dhe që se pa njeri.

Se bashkëqytetarët tanë nuk shohin njeri, kur vret, kur bën keq, kur të bërtet, kur të dhunon, kur xhiron gomat në mes të natës, kur hap zërin e magnetofonit të makinës në çdo orë të ditës, kur parakalon si t’i dojë qej￿￿ dhe të ofendon. A mos vallë është vetëm faji i policisë, që nuk ndërhyn?! Me shumë gjasë, polici i ngratë, që gjendet para akshit, nuk ka se çfarë të bëj. Një telefon e ngrin në çast. I heq bukën. Për kapriçon e akshit, që provon caqet e qytetërimit vrastar. E ligji është i ashpër për atë që s’paguan dot dritat dhe nuk ka me çfarë të ushqej fëmijët apo s’ka të siguroj bukën në ditën e nesërme, por jo me atë akshin. Atë e duam të gjithë (lexo vrasësin). Vetëm pak ditë më parë, djali që aksidentoi me vdekje një sportiste të njohur, u trajtua më shumë për ngjarjen, sesa me fenomenin.

U përmend si dytësor fakti se ai si vrasës, që madje u largua nga vendi i krimit, qënie e dënuar dhe më parë dhe madje që proklamonte shpejtësinë, ia kishte hedhur paq dhe vazhdonte të bënte ekspozime. Nuk ka vit të mos ketë vrasje në plazh prej motorrave të ujit, që duhet të ngiten me vetëm 5 milje në orë dhe pas vetëm 1 kilometri mund të ecin me shpejtësi më të mëdha, sepse për të privilegjuarit që i ngasin s’ka kush t’u ￿￿asë. Ata janë ligji dhe madje ata që diktojnë që në Shqipëri ligji i habitshëm vendas t’i lejojë deri në 150 metra nga bregu dhe që pothuaj edhe me kaq nuk respektohet kurrë. Ata, vetëm ata dhe pjesa tjetër, që i duatroket dhe ëndërron të bëhet si ata.

Të mos ketë frikë, të dalldisë si ata. Ndaj, duket se shoqëria jonë me rregullat e lojës që ka vënë do të pësojë gjithnjë e më shumë pasojat. E ndodh që për vrasësin sot s’ka lajm dhe shpejt do bëhet çmos që t’ia fshijnë gjurmët, njësoj si kemi fshehur ata që kanë vrarë kushedi sa të pafajshëm, qoftë edhe vetë policë, por edhe deputetë e bankierë. Sepse vrasësi është i shenjtë në Shqipëri, kurse jeta e njeriut të thjeshtë është asgjë, para qetësisë së dhunshme, thyerjes së rregullit të akshit, që rëndom është djali, kushëriri, e dashura, miku, drejtori, që punon aty apo atje. Sepse të tillë jemi, një shoqëri ende në djep të demokracisë, duke dashur të japim mësime qytetarie dhe përparimi me imazhin e të fortëve me makinat e rënda dhe luksin e paparë vrasës në një vend ende në zgrip të varfërisë. Ndaj, vrasës, ji i qetë, se je në Shqipëri./Javanews

Etiketa: Ben Andonishqiperivrases


Ju sugjerojmë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Para
Zjarr në aeroportin e Dubait/ Avioni përplaset gjatë uljes

Video/ Paniku në avionin e Dubait pak para përplasjes me pistën

Çokollata e zezë për një gjumë të ëmbël

Tre efekte të çokollatës në shëndetin tuaj

FOTO/Skafet vrasëse: Policia paralajmëroi që në prill, bashkia nuk mori asnjë masë 

FOTO/Skafet vrasëse: Policia paralajmëroi që në prill, bashkia nuk mori asnjë masë 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com