Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa do të karakterizojnë kushte e motit në të gjithë vendin duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të ketë shtim të lagështirës në ajër si pasojë e vranësirave më të dendura që përfshijnë të gjithë vendin, por mundësia për shira është thuajse zero.
Sipas MeteoAlb, Ttemperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C.
Era do të fryjë e mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./Opinion.al