Këtë javë vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Masat ajrore që qarkullojnë janë relativisht të lagështa.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës, të cilat hera, herës pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit sot pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 22 °C
në vendet e ulëta: 12 / 24 °C
në vendet malore: 9 / 16 °C