Gjatë ditës së sotme qarkullimi i masave ajrore nga jugu i Europës do të sjellin mot të kthjellët dhe të ngrohtë në vendin tonë por vranësirat do të jenë të pranishme përgjatë gjithë 24 –orëshit, më të dendura në zonat malore veriore dhe veriperëndimore duke krijuar mundësi për shira të dobët.
Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin. Po ashtu, lagështira në ajër do të jetë e lartë duke bërë që të ngrohtin ta ndjejmë edhe më shumë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C.
Era do fryjë mesatare deri e fortë duek arrtiur shpejtësinë max 55 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, pë pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzimi i lartë mbi 4 ballë.