Vendi ynë gjatë orëve të para të ditës do të karakterizohet nga një mot me vranësira të cilat do të sjellin reshje të pakta.
Por në orët në vijim parashikohet të ketë përmirësim gradual kushteve të motit në territor, duke bërë që të kemi kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 13°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./Opinion.al