Gjykata e Elbasanit ka lënë në qeli Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin, të dyshuar se vranë Florian Lamcjen, mëngjesin e 30 Korrikut.
Sanxhaktari dhe Hajdari akuzohen për vrasje e kryer në bashkëpunim.
Ata qëlluan me shishe dhe sende të forta shokun e tyre, pasi kishin konsumuar alkool.
Sokol Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit.
Në dëshminë e dhënë më herët, 34-vjeçari Sanxhaktari ka thënë se nuk e kujton si ka nisur debati dhe se me viktimën ishin miq.