Aktualitet

Vranë për një vend parkimi 41-vjeçarin në Sarandë, burg pa afat për dy vëllezërit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:44 - 20/08/22 |
el ida

Dy vëllezërit Xhoi dhe Xhanelo Tarja, të cilët vranë me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiu janë lënë në burg pa afat nga Gjykata e Sarandës.

Vëllezërit Tarja akuzohen për veprën penale “Vrasje me dashje në bashkëpunim”.

Sipas News 24, gjatë seancës për masën e sigurisë, dy të rinjtë kërkuan ndjesë për ngjarjen.

Kujtojmë se vrasja ndodhi  tre ditë më parë. Dy vëllezërit Xhanelo Taraj e Xhoi Taraj të dy banues në Laç dhe të punësuar përkohësisht në Sarandë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, , në rrugën “Lefter Kalo”, në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, për një vend parkimi në afërsi të hotelit, ku ishin të punësuar kanë goditur me mjet prerës (thikë), 41-vjeçarin, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndërroi jetë në spitalin e Sarandës.

Ndërsa autorët u arrestuan dy ditë më parë./Opinion.al

 

Pas