Janë bërë publik fotot dhe emrat e dy vëllezërve shqiptarë që vranë Albert Dedën.
Mediat italiane shkruajnë se janë arrestuar dy të rinjtë që qëlluan me thikë të dielën bashkatdhetarin e tyre Albert Deda, 24-vjeç.
Ngjarja ndodhi në Padova dhe të arrestuarit janë identifikuar si: Ilmi Rakipaj 24 vjeç dhe Klinton Rakipaj 19 vjeç.
Sipas autoriteteve italiane, të rinjtë dyshohet se qëlluan me thikë në gjoks Dedën, duke e lënë të vdekur.
Sipas mediave, pista e parë është për larje hesapesh, por nga autoritetet nuk ka asnjë konfirmim, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Opinion.al