Kronikë

Vranë me thikë 43-vjeçarin në Selanik, arrestohen në Korçë dy autorët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:12 - 07/04/21 |
Opi Nion

Pas një hetimi disamujor, policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një vit më parë në Selanik, ku mbeti i vrarë një 43-vjeçar nga Korça.

Autoritetet kanë arritur të dokumentojë me prova ligjore autorësinë  e dy bashkëpunëtorëve të tjerë të ngjarjes, O. Xh., 24 vjeç dhe M. G., 32 vjeç, banues në Korçë, të dy persona me precedentë të mëparshëm penalë. Po për këtë ngjarje është arrestuar më parë nga autoritetet policore greke, shtetasi R. T.

“Strukturat policore në DVP Korçë, me mbështetjen e strukturave hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, në vijim të hetimeve disamujore të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 18.05.2020, në Selanik, Greqi, ku pas një konflikti të çastit mbeti i vrarë 43-vjeçari S. D., nga Korça, finalizuan operacionin policor të koduar “Radaneci 2021”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve O. Xh., 24 vjeç dhe M. G., 32 vjeç, banues në Korçë (të dy të dënuar më parë për vjedhje)”, njofton policia.

Të tre shtetasit në bashkëpunim mes tyre, pas një konflikti të çastit, kanë vrarë me mjet të mprehtë (thikë), në Selanik, shtetasin S. D.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

 

Pas