Aktualitet

Voton Taulant Balla: Humbësi të pranojë rezultatin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:02 - 25/04/21 |
Opi Nion

Drejtuesi politik i PS në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla pas votimit, në një prononim për mediat ka deklaruar se humbësi duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të gjithë bashkë të ndërtojmë Shqipërinë.

Balla gjithashtu iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht në votime.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë. Jam i sigurt që sot do të jetë një ditë e qetë. Punë të mëdha na presin përpara, ajo që duhet domosdoshmërisht është që humbësi të pranojë rezultatin dhe të gjithë sëbashku të ndërtojmë Shqipërinë”, tha Balla./Opinion.al

Pas