Drejtuesi politik i PS në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla pas votimit, në një prononim për mediat ka deklaruar se humbësi duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të gjithë bashkë të ndërtojmë Shqipërinë.
Balla gjithashtu iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht në votime.
“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë. Jam i sigurt që sot do të jetë një ditë e qetë. Punë të mëdha na presin përpara, ajo që duhet domosdoshmërisht është që humbësi të pranojë rezultatin dhe të gjithë sëbashku të ndërtojmë Shqipërinë”, tha Balla./Opinion.al