Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka votuar këtë mëngjes në Liceun Artistik Jordan Misja.
I pyetur nga gazetarët lidhur me procesin, Ruçi tha se sot politika duhet të heshtë e të flasë qytetaria e shqiptarëve.
“Nga nesër do të ketë një fitues dhe një humbës”, u shpreh Kryetari i Kuvendit, ndërsa bëri thirrje që të dy palët të dinë të administrojnë rezultatin.
“Sot do të flasë qytetaria e shqiptarëve, ne politiknët duhet të heshtim, të ndjekim procesin. Sot fitojnë qytetarët shqiptarë dhe qytetaria. Sot s’ka as të fituar as të humbur. Sot fitojnë vetëm qytetarët, kushdo që do mundohet me harbutërinë e tij për ta bërë pis e për ta nënshtruar atë sigurisht që do dështojë.
Nga nesër e tutje do të ketë një fitues dhe një humbës. Nga nesër fituesi të dijë të administrojë fitorenpa eufori, humbësi të administrojë humbjen, pa panik”, tha Ruçi./Opinion.al