Presidenti Meta ka votuar që në orët e para të mëngjesit, në kopshtin 31. Meta kishte paralajmëruar një deklaratë të jashtëzakonshme, por në fjalën e tij ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje mssive dhe mbarëvajtje të procesit.
Presidenti e ka cilësuar votimin një akt patriotik dhe tha se atdheu mbrohet me votë.
“Pjesëmarrja masive dhe mbarëvajtja e procesit do ta bindë Europën që jemi popull që meritojmë të jemi pjesë e saj”, u shpreh Meta.
I pyetur lidhur me axhendën e tij sot, Meta tha se ajo mbivendoset, ndërkohë që përpara kutisë së votimit, ai u shpreh: “Për Kushtetutën, për republikën për Shqipërinë në Evropë”./Opinion.al