Numri 2 i Partisë Socialiste për Tiranën, Najada Çomo ka votuar bashkë me familjen e saj, vajzën dhe bashkëshortin.
Në një postim në rrjetet sociale, Çomo teksa shkruan se tashmë ka votuar shfaqet në një kafe me familjen e saj pas 412 ditëve.
“Ne votuam, nje kafe bashke me Rolin&Greis pas 412 diteve”, ka shkruar ajo krahas foto.
Najada Çomo ka qenë Shefja e Spitalit Infektiv në Tiranë, në vijën e parë të betejës me koronavirusin. Me sa duket prej më shumë se një viti ajo nuk ka takuar familjarët për t’i mbrojtur nga infektimi me Covid-19./Opinion.al