Aktualitet

Voton Kryemadhi: E bindur që fitorja do të jetë e patjetërsueshme për LSI


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:52 - 25/04/21 |
Opi Nion

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi  ka votuar ditën e sotme në qendrën e votimit te kopshti numër 31 në njësinë 5.

Në fjalën e saj, Kryemadhi iu ka bërë thirrje qytetarëve t’i drejtohen qendrave të votimit të shprehin vullnetin e tyre.

Teksa iu uroi suksese kandidatëve të LSI, ajo tha se vota e qytetarëve është një votë e shenjtë dhe do tu japë mundësinë të gjithë të rinjve dhe të rejave që nëpërmjet votës së tyre të çojnë Shqipërinë drejt Europës.

“Dua t’ju bëj thirrje sot të gjithë qytetarëve që t’ju drejtohen qendrave të votimit të qetë, të bindur, për atë që duan të realizojnë nëpërmjet votës së tyre.

Vota e qytetarëve është një votë e shenjtë, është një votë që për hir të së vërtetës do ti japë mundësinë dhe shansin të rinjve dhe të rejave, të gjithë qytetarëve, që nëpërmjet verdiktit të tyre të çojmë Shqipërinë më shumë se kurrë drejt Evropës. Unë ju uroj suksese të gjithë kandidatëve, sidomos kandidatëve të LSI-së, siç ndodh gjithmonë, kështu që jam e bindur që fitorja do të jetë e sot jam e bindur që fitorja do të jetë e patjetërsueshme për LSI-në”,”, tha Kryemadhi./Opinion.al

Pas