Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Voton Gjermania: Populistët e djathtë mund të dalin të tretët

2017/09/24 at 1:58 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Voton Gjermania: Populistët e djathtë mund të dalin të tretët

Më shumë se 61 milionë qytetarë votojnë këtë të dielë (24.09) në Gjermani për Bundestagun e ri. Sondazhet nxjerrin kryesuese Angela Merkelin, por sa të fortë do të dalin populistët e djathtë?

Luftë deri në minutën e fundit: Deri të shtunën në mbrëmje, partitë dhe kandidatët e tyre luftuan për programet e tyre në Gjermani. Kancelarja Angela Merkel dhe kryetarja e CDU-së në zonën e saj zgjedhore pranë Detit Balltik, rivali i saj socialdemokrat, Martin Schulz në vendlindjen e tij në Ëürselen, Aachen. Edhe liberalët, (FDP), të Majtët dhe të Gjelbrit si edhe partia e djathtë „Alternativa për Gjermaninë”, AfD qarkulluan në të gjithë republikën federale për të fituar vota sidomos tek të pavendosurit.

Steinmeier bën thirrje për të votuar

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier iu drejtua me një apel qytetarëve të shkojnë të votojnë.

“E drejta e votës është e drejtë qytetare”, shkroi Steinmeier në gazetën gjermane  “Bild am Sonntag”. Kush nuk shkon të votojë, lejon „që të tjerët të vendosin për fatin e vendit tonë”, tha Steinmeier.

61 milionë gjermane janë thirrur të votojnë për Bundestagun e 19-të. 400.000 qytetarë më pak se në zgjedhjet e shkuara 2013.

Mesatarisht votuesi gjerman është 52 vjeç e me këtë moshë më i madh se kurrë më parë. Një e treta e votuesve madje është më e moshuar se 60 vjeç.

Fletëvotimet më të gjata

42 parti dalin kësaj here në votimet gjermane, në vitin 2013 ishin 34. Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 08:00 në 299 zona zgjedhore dhe mbyllen në orën 18:00. Rreth 650.000 vullnetarë zgjedhorë kujdesen që të mos ketë probleme gjatë votimit.  Vota është e fshehtë, e çdo qytetar shkon i vetëm në kabinën e votimit. Kësaj here në ligjin zgjedhor është shtuar ndalimi i fotografimit në kabinë, pra asnjë selfie. Kush e publikon një foto të tillë penalizohet.

Gara për vendin e tretë

Shumica e politikanëve e presin rezultatin në Berlin. Sondazhet japin gjithmonë një orientim për rezultatin zgjedhor, por surprizat nuk përjashtohen. Shumë votues e marrin vendimin në kabinën e votimit për partinë apo kandidatin që duan. Interesante kësaj here është se cila parti do të renditet e treta. Të Gjelbrit, Liberalët, Të Majtët por edhe partia populiste, AfD shpresojnë që të dalin të tretët në këto votime. Por pavarësisht nga rezultati i AfD-së, Mbrojtja Kushtetuese në Gjermani do të ndjekë me vëmendje këtë parti. Ministri i Brendshëm gjerman,Thomas de Maizière u shpreh, se në të tërësinë e saj kjo parti nuk është ekstremiste, por Mbrojtja Kushtetuese kontrollon, “nëse ekstremistët e djathtë e marrin në dorë këtë parti.” (DW)

Etiketa: populistet e djathtete dalin te tretetvoton gjermania

Ju sugjerojmë

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
-Shëndeti

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

23 Korrik, 2025 10:49 pm
Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor
Bota

Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor

23 Korrik, 2025 10:30 pm
Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë
Aktualitet

Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë

23 Korrik, 2025 10:17 pm
Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…

23 Korrik, 2025 10:11 pm
Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë
Aktualitet

Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë

23 Korrik, 2025 9:55 pm
Vrau 4 studentë në vitin 2022, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari në SHBA
Bota

Vrau 4 studentë në vitin 2022, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari në SHBA

23 Korrik, 2025 9:39 pm
Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe
Aktualitet

Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe

23 Korrik, 2025 9:15 pm
Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare
Bota

Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare

23 Korrik, 2025 9:08 pm
Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi
Bota

Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi

23 Korrik, 2025 8:44 pm
Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike
Aktualitet

Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike

23 Korrik, 2025 8:35 pm
Para
Ja sa shpesh i ndërrojnë shqiptarët celularët e tyre 

Shantazhi në rrjetet sociale, sociologët: Shpesh të cënuarit shkojnë drejt vetëvrasjes

Alarmi/ Bllokohet gjithë mishi që Shqipëria importon nga Brazili

Ekspertët japin alarmin: Mishi i pasigurt, rrezik për jetën e konsumatorëve

OKB/Sherr mes Pacollit dhe  Daçiç: Kë quajte gënjeshtar ti?

OKB/Sherr mes Pacollit dhe Daçiç: Kë quajte gënjeshtar ti?

TE FUNDIT

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
23 Korrik, 2025

Një studim i ri nga University of Nottingham ka zbuluar se pandemia e Covid-19 ka përshpejtuar shëndetin e trurit njerëzor,...

Lexo më shumë

Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor

Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor
23 Korrik, 2025

Më shumë se 70 ligjvënës izraelitë kanë miratuar një rezolutë më 23 korrik, përmes së cilës i bëhet thirrje Qeverisë...

Lexo më shumë

Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë

Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë
23 Korrik, 2025

Ministria e Financave ka hedhur për konsultim një draft ku përcaktohen edhe çmimet e reja të referencës për banesat. Ato...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…

Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…
23 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme një rast të ndërhyrjes së institucioneve për lirimin e hapësirave të zaptuara...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com