Aktualitet

Voton Berisha:Votimi po ecën i sigurt drejt fitores, regjimi në largim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:36 - 25/04/21 |
Opi Nion

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka votuar sot në shkollën “Kosova” në kryeqytet aty ku ka dhe qendrën e votimit.

Pas votimit në një prononcim për mediat Berisha ka thënë se votimi po vijon i sigurtë drejt fitores.

Sakaq, ish-Kryeministri iu bëri thirrje shqiptarëve të votojnë edhe për emigrantët për të cilët tha se u bllokuan qëllimisht nga “regjimi në largim” përmes karantinës.

“Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj dite të bekuar. Ftoj me këtë rast çdo qytetar të këtij vendi të firmosë ditën e sotme një fitore madhështore për Shqipërinë. Të votojë për sakrificat e tij, të votojë për familjen, fëmijët, nipërit, mbesat. Të votojnë për emigrantët shqiptarë që një regjim në largim i bllokoi, u shpiku karantinën si një mjet politik për të mos lejuar votimin e tyre. Të votojë për të gjitha ata të cilët i thonë lirisë liri dhe Shqipërisë Shqipëri. Rroftë fitorja. Deri tani votimi po ecën i sigurtë drejt fitores me gjithë grahmat, përpjekjet e përpëlitjet atiligjore të pamoralshme, fitorja po bëhet çdo minutë më e madhe, më e bukur, më e fuqishme”, tha ish-Kryeministri Sali Berisha./Opinion.al

Pas