Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në qendrën që i takon në Tiranë. Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Pas votimit në një prononcim për mediat, Begaj u shpreh se këto zgjedhje duhet t’u shërbejnë vetëm qytetarëve dhe nuk janë zgjedhje partiake. “Çdo shtetas me të drejtë vote, sot ka ditën që të dëgjohet, që vota e tij të lexohet dhe fuqia e votës së tij të bëjë ndryshimin. Këto nuk janë votime për partitë politike, por për qytetarët. Duhet t’u shërbejnë atyre”, deklaroi Presidenti i Republikës.