Ruth Rosner, sot është 104-vjeç dhe ka kaluar më shumë se 20 zgjedhje presidenciale në SHBA, por këtë herë ajo ka votuar për demokratin Joe Biden dhe për këtë arsye ajo është shprehur se tashmë mund vdesë e qetë.
Rosner, e cila lindi para se grave t’i njihej e drejta e votimit me ligj, u bë virale në rrjetet sociale dhe shumë media publikuan momentin, kur ajo udhëtoi drejt qendrës votimit. Ajo tha se vota e saj ishte pa diskutim më e rëndësishmja që ka hedhur gjatë gjithë jetës.
Shkrimtari Faith Salie regjistroi udhëtimin e Ruth-it drejt qendrës së votimit. “Sot pata nderin të shoqëroja shoqen time 104 vjeçare Ruth për të votuar. Ajo ka lindur para se gratë të kishin të drejtë vote. Vota e saj e parë ishte për FDR. Babai i saj vdiq nga gripi gjatë pandemisë së vitit 1918, kur ajo ishte 2 vjeçe“, shkroi Salie në Tëitter./ Opinion.al