Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Votohen 7 ministrat dhe zv.kryeministri i ri

2019/01/16 at 6:26 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Votohen 7 ministrat dhe zv.kryeministri i ri

Mazhoranca miratoi  pasditen e së mërkurës vetëm me votat e saj dekretet e shkarkimit dhe emërimit të Ministrave të rinj të kabinetit qeveritar. Dekretet për emërimin e Ministrave të rinj kanë marrë 77 vota. Ndërsa shkarkimi i Ministrave Gjiknuri dhe Kumbaro dhe i zëvendëskryeministres Mesi u bë me 76 vota.

Senida Mesi shkarkohet me 76 vota pro, emërohet zëvendëskryeministër Erjon Braçe me 77 vota

Arben Ahmetaj shkarkohet me 77 vota, emërohet Ministre e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj me 77 vota

Damian Gjiknuri shkarkohet me 76 vota, emërohet Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku me 77 vota

Lindita Nikolla shkarkohet me 77 vota, emërohet Ministre e Arsimit Sportit dhe Rinisë Besa Shahini me 77 vota

Mirela Kumbaro shkarkohet  76 vota, emërohet Ministre e Kulturës Elva Margariti me 77 vota

Shkarkohet Niko Peleshi me 77 vota, emërohet Ministër i Bujqësisë Bledi Çuçi me 77 vota.

Sonila Qato shkarkohet me 77 vota, emërohet Ministër për Sipërmarrjen Eduard Shalsi me 77 vota

Elisa Spiropali emërohet si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin me 77 vota

Krerët e grupeve parlamentare të PD-LSI, kërkuan që të zhvillohet debat lidhur me dekretet dhe për këtë thanë se kishin paraqitur dhe listën e diskutantëve.

Por një gjë e tillë u kundërshtua nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla dhe kryesuesi i seancës Gramoz Ruçi, i cili nisi votimin.

Pas kësaj deputetët e opozitës në mënyrë demonstrative bllokuan fillimisht foltoren dhe më pas lanë sallën pa marrë pjesë në votim.

Spaho: Nuk kemi bërë kërkesë për mënyrën e votimit, por kemi bërë kërkesë që shqyrtimi i dekreteve për ndryshimin e qeverisë bëhet me debat. Kemi paraqitur listën e folësave për çdo grup parlamentar. Mbi bazën e kësaj kërkese kërkojmë të zhvillohet debat sepse na mbështet rregullorja dhe Kushtetuta. Njofto që do të zhvillohet debat për shkarkimin dhe emërimin e  Ministrave.

Vasili: Kemi biseduar dhe me stafin tuaj, i cili kërkoi ndryshe nga herët e tjera të depozitoheshin që përpara dhe zyrtarisht lista e diskutantëve. E kemi kryer këtë procedurë. Nuk ka asnjë pikë të vetme të rregullores që ndalon diskutimin dhe debatin. Po prisnim që ju të prezantonit listën e diskutantëve, sikundër rregullorja e kërkon. Kërkoj dhe dua të di arsyet se pse kjo nuk u njoftua nga ana juaj.

Balla: Në rregulloren e Kuvendit ka nen për emërim-shkarkim të Presidentit, për emërim-shkarkim të qeverisë kur bëhet fjalë për mocion mosbesimi.Jam me katër mandate në këtë Kuvend dhe asnjëherë nuk kemi bërë debat për emërim-shkarkim Ministrash. Jeni njoftuar që dje për urdhrin e thirrjes së seancës.Nuk është seancë e jashtëzakonshme por sesion i jashtëzakonshëm.Kryeministri ka kërkuar votimin e dekreteve për emërim dhe shkarkim. Bëni kërkesën mocion me debat me qeverinë, po keni forcë bëni dhe mocion mosbesimi ndaj qeverisë por ne kohë për të humbur me ju për llogje pazari sa herë tu teket ju dhe kur të doni ju, nuk ua japim këtë dëshirë.

Mediu: Sot ne kemi përbërjen e këshillit të ministrave dhe koha duhet të jetë dyfish i debatit. Nuk ka asnjë nen që ndalon debatin. Debati për ndryshimin e qeverisë është debat publik dhe ju doni të ndaloni  Kuvendin e Shqipërisë. Vetëm në një Republikë bananesh ndodh kjo.Jemi këtu si parlamentarët dhe jo si mbështetës dhe zëdhënës të qeverisë.

Ruçi: Jam konsultuar dhe në asnjë nen të rregullores nuk thuhet që dekretet e presidentit për emërime dhe ç’ermërime bëhen me debat.

Etiketa: seanca plenarevotohen 7 ministratzevendeskryeministri

Ju sugjerojmë

“Alarm i kuq” mes Kurbinit e Matit, zjarr masiv në Skuraj. Dyshime për..
Aktualitet

“Alarm i kuq” mes Kurbinit e Matit, zjarr masiv në Skuraj. Dyshime për..

20 Korrik, 2025 9:34 am
Konflikti në Ksamil/Dhunuan me sende të forta 46 vjeçarin, 3 në pranga. E pësojnë..
Aktualitet

Konflikti në Ksamil/Dhunuan me sende të forta 46 vjeçarin, 3 në pranga. E pësojnë..

20 Korrik, 2025 9:21 am
“Xhevahiret e fshehura”, ishujt e Shqipërisë që mahnitën edhe ‘Si Viaggia’
Aktualitet

“Xhevahiret e fshehura”, ishujt e Shqipërisë që mahnitën edhe ‘Si Viaggia’

20 Korrik, 2025 8:56 am
Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për Shqipërinë/ Si po plaket..
Aktualitet

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për Shqipërinë/ Si po plaket..

20 Korrik, 2025 8:37 am
Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri
Aktualitet

Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

20 Korrik, 2025 8:30 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 20 korrik 2025

20 Korrik, 2025 8:22 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 20 korrik 2025

20 Korrik, 2025 8:18 am
Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi
Aktualitet

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

19 Korrik, 2025 10:19 pm
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin
Aktualitet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

19 Korrik, 2025 9:58 pm
Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit
Aktualitet

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

19 Korrik, 2025 9:26 pm
Para
Alarmi nga Fruthi/ ISHP jep informacionin e rëndësishëm!

Alarmi nga Fruthi/ ISHP jep informacionin e rëndësishëm!

Putin: SHBA dhe Perëndimi politika destabilizuese në Ballkan

Putin: SHBA dhe Perëndimi politika destabilizuese në Ballkan

E kritikojnë se nuk qesh kurrë, Victoria Beckham jep përgjigjen që nuk pritej

Victoria Beckham, mijëra paund për një produkt kozmetik

TE FUNDIT

“Alarm i kuq” mes Kurbinit e Matit, zjarr masiv në Skuraj. Dyshime për..

“Alarm i kuq” mes Kurbinit e Matit, zjarr masiv në Skuraj. Dyshime për..
20 Korrik, 2025

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në zonën e Skurajve në Kurbin. Zjarri është i përhapur...

Lexo më shumë

Konflikti në Ksamil/Dhunuan me sende të forta 46 vjeçarin, 3 në pranga. E pësojnë..

Konflikti në Ksamil/Dhunuan me sende të forta 46 vjeçarin, 3 në pranga. E pësojnë..
20 Korrik, 2025

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, dhunuan me sende të forta një 46-vjeçar në Ksamil, vihen në pranga 3...

Lexo më shumë

“Xhevahiret e fshehura”, ishujt e Shqipërisë që mahnitën edhe ‘Si Viaggia’

“Xhevahiret e fshehura”, ishujt e Shqipërisë që mahnitën edhe ‘Si Viaggia’
20 Korrik, 2025

Në një artikull të posaçëm për të përditshmen italiane “Si Viaggia”, gazetarja Marialuisa Urbano sjell në vëmendje një nga pasuritë...

Lexo më shumë

Protesta “guerrile” në Francë/ Sulmojnë me molotov e hekur, 9 policë të plagosur

Protesta “guerrile” në Francë/ Sulmojnë me molotov e hekur, 9 policë të plagosur
20 Korrik, 2025

Franca është tronditur nga një tjetër valë dhune, këtë herë në qytetin Limoges, në qendër të vendit. Ngjarja ndodhi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com