Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka votuar sot në orën 11:30 në selinë e LSI për kryetarin e kësaj partie si dhe për delegatët e Konventës Kombëtare. Ai garon vetë për postin me kolegët Përparim Spahiu dhe Shezai Rrokaj.
I pyetur nga mediat, Meta tha se “u vonova pak sepse nuk do të doja të hiqja asnjë emër nga lista e LRI, po m’u desh të hiqja disa”.
Ndërkaq Meta bëri publik faktin se në datën 3-4 dhjetor do të mbledhë Konventën Kombëtare të LSI-së, ku siç duket do të vendoset edhe rruga që kjo parti do të ndjekë në zgjedhjet e vitit 2017 e më tej.
“Ky është një proces shumë pozitiv që do të çlirojë energji shumë më të mëdha brenda LSI-së, se është proces që konfirmon hapjen e saj dhe është angazhim për të çuar LSI-në në një stand më të ri përmes kësaj pjesëmarrjeje, vote, përmes kësaj atmosfere dhe konkurence apo dhe diversiteti me synim të përbashkët që të jetë në cilësinë e duhur për të pasur një vizion edhe më të plotë për të ardhmen e vendit”, u shpreh Meta për median.
“Mendoj se ajo që do të shohim deri në fund të procesit, shpresoj, të jetë një moment i ri”, ishte deklarata e Metës.
A do të ketë ndonjë surprizë?
Për mua më rëndësi është mbajtja e procesit dhe shkalla e pjesëmarrjes dhe kjo duhet të jetë sa më reale dhe ndaj në çdo komision votimi janë dërguar vëzhgues nga qendra për të garantuar cilësinë e për të shmangur çdo lloj efektiviteti por edhe për të parë shkallën e motivimit.