Politikë

Votimi i delegatëve, Balla: PS shkollë e funksionimit demokratik


               Publikuar në : 20:51 - 16/11/19 |
Al Do

Nënkryetari i Partisë Socialiste, Taulant Balla e cilësoi partinë e tij një shkollë të funksionimit demokratik pas përfundimit të votimit për delegatët e Kongresit

Ai tha se nuk është regjistruar asnjë problematikë gjatë procesit të votimit dhe theksoi se ky ishte një demonstrim i rëndësishëm i votimit elektronik dhe atij me postë.

“Sa herë PS ka zhvilluar zgjedhje ka qenë shkollë për gjithë klasën politike”, tha Balla.

Numri dy i socialistëve veçoi si risi në këtë proces pjesëmarrjen e grave dhe vajzave.

“Barazia gjinore risia me e madhe e këtij procesi. 47% e kandidateve gra dhe vajza. 706 delegate te zgjedhur, 353 gra dhe vajza, 353 burra dhe djem. Në përfundim dua të falenderoj të gjithë themeluesit e partisë sonë. Kjo shkollë jete dhe politike çdo ditë e më shumë në funksion të njerëzve që janë të ftuar të kontribuojnë.”, deklaroi Balla. /Opinion.al

Pas