Kryesore

Votimi elektronik, PS dhe PD e “ndan” Fieri dhe Tirana


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:11 - 07/01/21 |
Opi Nion

Pas Partisë Demokratike edhe Partia Socialiste i ka dërguar propozimet e saj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për aplikimin e projektit pilot për numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 25 Prillit.

Referuar propozimeve të bëra nga dy partitë, konstatohet se ato janë dakord që ky projekt të implementohen në Korçë, por nuk ndajnë qëndrim të njëjtë për Fierin.

LEXO EDHE: Votimi elektronik, PD i dërgon dy propozime KQZ-së

PS, ndryshe nga PD, kërkon që në vend Fierit, projekti të implementohet në disa njësi administrative të Bashkisë së Tiranës. Tashmë, KQZ ka në tryezë kërkesat nga dy partitë kryesore të cilat ndahen deri më tani nga Fieri dhe Tirana.

Duhet theksuar se projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje do zbatohet në 20% të zonave, pikë kjo e dakordësuar në Këshillin Politik. Për të vendosur se në cilat zona zgjedhore do zbatohet projekti pilot për të mundësuar numërimin dhe votimin elektronik, do duhet konsensusi i palëve politike, gjë e cila do të shmangte debatet e mëvonshme./ Opinion.al

Pas