Kryesore

Votimi elektronik, PD i dërgon dy propozime KQZ-së


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:25 - 07/01/21 |
Opi Nion

Partia Demokratike i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një shkresë ku ka deklaruar dy propozimet e saj për aplikimin e projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik.

Bëhet me dije se dy qarqet e propozuara nga PD janë Fieri dhe Korça. Nga ana tjetër, PS deri më tani nuk ka dërguar asnjë propozim pas kërkesës së kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi.

Celibashi ka deklaruar më herët se projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje do zbatohet në 20% të zonave. Por, për të shmangur një tjetër debat politik, ai tha se këto zona duhet të zgjidhjen përmes konsensusit së partive që do të garojnë në zgjedhje./Opinion.al

Pas