Votimi elektronik do të pilotohet në këto zgjedhje në njësinë nr.10 në kryeqytet. Gjatë testimit të këtij votimi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi foli për një sistem të sigurt që ofron të gjitha garancitë për integritetin e votes.
“Sapo demostruam se si do të funksionjë votimi elektronik. Çdo votues do ta ketë të thjeshtë të orientohet për subjektin zgjedhor, parti ose koalicion. Pasi bën zgjedhjen e partisë ose koalicionit ka të drejtë të zgjedhë kandidatët e asaj partie ose koalicionit. Ka mundësi të verifikojë zgjedhjen që ka bërë dhe nëse nuk është i sigurtë ka dhe një alternativë tjetër për ta korrigjuar atë zgjedhje. Mendoj që kjo pajisje i përmbush të gjitha kërkesat dhe ofron garancitë për integritetin e votës”, tha Celibashi./Opinion.al