Kandidati i djathtë për kryetar bashkie në Dibër, Sherefedin Shehu nuk do të ketë mundësi të hedhe sot votën në kuti. Emri i tij nuk rezulton në listat e votimit dhe ai e ka pranuar këtë fakt në një prononcim për Neës 24. Shkak është bërë një problem për regjistrimin e tij, pasi prej kohësh nuk jetonte më në Dibër. “Po, nuk votoj dot, por voton Dibra për mua”, tha Shehu.
Ndërkohë i pyetur për situatën sot atje, Sheferefedin Shehu tha se “ka presione, të cilat kanë nisur që ditën e parë”. Sipas tij, probleme ka nga i gjithë procesi, që mund të quhet edhe i vonuar, pasi ka pasur probleme ndaj nëpunësve, apo dhe këta të fundit ndaj qytetarëve.